Qytetari Ardian Bytyqi nga Lipjani, tash e disa vite ka vazhduar me postime nga më të ndryshme që shpeshherë ka bërë opozitë të vetme në këtë qytet teksa subjektet opozitare kanë heshtur. Bytyqi që njëherit është pronar i një biznesi në këtë qytet, shpeshherë ka kritikuar qeverisjen e Imri Ahmetit në fusha të ndryshme.
Bytyqi gjatë viteve të fundit ka përcjellur secilin zhvillim të kësaj qeverisje, por kritika më të mëdha ka postuar pasi që kryetari Imri Ahmeti ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për deputet për zgjedhjet e ardhshme nacionale.
Bytyqi në postimin e fundit ka thënë se tash e tutje ka vendosur një format krejt tjetër që opinionet të mbërrijnë edhe më shpejt tek qytetarët nëpërmjet videove.
“E di që kam me ju lodh pak, por ia vlen . Edhe pse do të jetë një vit tepër i nxehtë nga ndryshimet që do të ndodhin, unë megjithat mirëpres nga ju sugjerime, këshilla e sidomos kritika, sepse ato do të jen edhe përmirësim për mua”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social.
Ne anen tjeter Kryetari Ahmeti deri me tani nuk ka postuar ndonje kunder-reagim ndaj Bytyqit.