Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPolicia takohet me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve

Policia takohet me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve


Komandanti i Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe komandanti i stacionit të
policisë në Shtërpcë i kanë thirrur në takim përfaqësuesit e kompanive për
mirëmbajtjen e rrugëve. I pranishëm në këto takime ka qenë edhe z. Skender Kuka , Menaxher për
mirëmbajtjen e rrugëve për rajonin e Ferizajt nga Ministria Infrastrukturës .


Ne keto takime sipas Policise se Kosoves është diskutuar situata e sigurisë në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt, e cila është vlerësuar e mirë.
Veç aksidenteve me dëme materiale dhe aksidenteve me lëndime trupore, nga muaji shtator e deri më tani nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shtuar aktivitetet e policisë në parandalim të aksidenteve në rrugë.
Është paraqitur nevoja që të sensibilizohen dhe të udhëzohen shoferët e automjeteve për fillimin e sezonit të dimrit, që ti ndërrojnë gomat e veturës nga ato të verës në të dimrit dhe të kenë kujdes në komunikacionin rrugor, në motin me ngrica
dhe reshjeve të dëborës. Temë kryesore e këtyre takimeve ishte mirëmbajtja e rrugëve lokale dhe rajonale,
apo magjistrale gjatë sezonës dimërore. Gjithashtu vëmendje e veçantë ju ka kushtuar eliminimit të barrierave që paraqiten gjatë kësaj kohe skaj rrugëve, si mbyllja e kanaleve atmosferike dhe rrjedhja e  ujërave të zeza që mund të krijojnë
ngrica në rrugë. Kurse policia ka kërkuar nga kompanitë që ti kushtohet vëmendje më e madhe rrugëve që kalojnë nëpër zonat malore, sidomos rrugëve rajonale , Shtërpcë-Prevallë , Shtërpcë- Brezovicë, Kaçanik- Glloboçicë, Ferizaj-Jezercë dhe
Shtime-Carralevë. Përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve kanë thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se automjetet borëpastruese do të jenë rregullisht në rrugë për të siguruar qarkullimin e lirë të trafikut.
Kësisoj edhe menaxhmenti i stacioneve të policisë , Ferizaj, Kaçanik , Hani Elezit dhe Shtime do të takohen me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ti koordinojnë aktivitetet e tyre.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com