Sunday, June 1, 2025
No menu items!
spot_img
BallinaLajme“Ministrja Nagavci duhet të dorëhiqet pas skandalit me doracakët e Edukimit Seksual”

“Ministrja Nagavci duhet të dorëhiqet pas skandalit me doracakët e Edukimit Seksual”

Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për skandalin dhe gabimet që kanë shoqëruar hartimin e doracakëve për edukimin seksual.

Kryeziu ka theksuar se në një qeverisje etike dhe me integritet, ministrja duhej të jepte dorëheqjen pas këtij incidenti, duke e quajtur sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë dhe ministres një shkelje të rëndë të standardeve të qeverisjes etike dhe përgjegjësisë publike.

“Një ministër që nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh në dikasterin e tij rrezikon jo vetëm besimin e qytetarëve, por gjithashtu mund të dëmtojë një proces shumë të rëndësishëm siç është edukimi seksual,” tha Kryeziu.

Ai theksoi se edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues nuk janë lëndë për të nxitur sjellje të papërshtatshme, por janë mundësi për të dhënë të rinjve informacion të nevojshëm për t’i mbrojtur ata nga rreziqet dhe keqkuptimet.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com