Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogHamza gjatë dy ditëve u prit në Gjermani, vlerëson kontributin e mërgatës...

Hamza gjatë dy ditëve u prit në Gjermani, vlerëson kontributin e mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë dy ditëve të vikendit është pritur në disa takime në Gjermani.

Gjatë tubimit në Shtutgart, Hamza ka vlerësuar lartë kontributin e mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës.

Të njëjtën energji dhe të njëjtin kontribut ai e ka kërkuar edhe këtë herë nga bashkatdhetarët, në shërbim të zhvillimit të vendit. Kandidati për kryeministër, ka kërkuar nga ta që të regjistrohen deri më 26 dhjetor.

“Unë ju falënderoj juve shumë për këtë entuziazëm, për këtë energji pozitive, për këtë tubim madhështor. Pa ndihmën tuaj, nuk po e them veç formalisht, po e them shumë sinqerisht e realisht, pa ndihmën tuaj Kosova nuk kish mujtë me ia dalë. Unë ju lus të regjistroheni deri më 26 dhjetor. Unë me kënaqësi, me shumë respekt jua kërkoj votën për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza, bëhet e ditur në kumtesë, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, të shtunën, në Mynhen, Hamza takoi rreth 250 studentë shqiptarë të universiteteve më të mira në Gjermani, të cilët u bënë pjesë e ekipit të tij.

“Ju jeni reprezentuesit më të mirë të Kosovës në Gjermani. Ju e tregoni kulturën, edukatën, disiplinën, gatishmërinë dhe përgatitjen për sukses. Çka është punë e jona? Me një program të mirë, me një vizion të qartë, me qëllime të qarta me kriju ambient të mirë për ju, që një pjesë e juaja, unë kisha dashur të gjithë, dhe uroj e lutem që të gjithë, që ju me ardhë, dijen tuaj, eksperiencën tuaj, me e zbatu në Kosovë”, ka thënë Hamza.

Po të shtunën, ai takoi edhe qindra mërgimtarë të tjerë në Mynhen, të cilët punojnë dhe veprojnë në këtë qytet.

Kandidati për kryeministër, tha se e çmon tepër shumë kontributin e mërgatës, në të gjitha fazat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“E du zanin e diasporës në Parlamentin e Kosovës, i dua njerëzit nga diaspora në ekzekutivin e Kosovës, sepse nuk e shoh diasporën veç për me dërgu pare në Kosovë, veç si votë. E shoh diasporën si potencial që me përvojën e tyre me dijen e tyre, me energjinë e tyre me i ndihmu Kosovës me u ba ma mirë. Është e mundur”, tha në fund Hamza.

Ai në kuadër të takimeve të tij me mërgimtarë gjatë muajit nëntor, pas Gjermanisë do të vizitojë edhe Zvicrën dhe Austrinë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com