Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogNdodh edhe kjo: Qeveria rrit pagat në kundërshtim me Ligjin që vetë...

Ndodh edhe kjo: Qeveria rrit pagat në kundërshtim me Ligjin që vetë e miratoi

Rritja e pagës në sektorin publik nga ana e Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim me Ligjin për Pagat të cilin vetë ekzekutiv aktual e kishte miratuar.

Kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën, njoftoi për rritje të pagave fillimisht për 55 euro nga janari i vitit 2025, e më pastaj me 55 euro të tjera nga korriku i vitit tjetër, ai e bëri këtë në kundërshtim me nenin 42 të Ligjit për Paga.

Neni 42 i Ligjit për Paga thotë se me hyrjen në fuqi të këtij ligji “ndalohet çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficienteve të pagave”.

Një ndryshim i koeficientit duhet të ndodhë vetëm atëherë kur propozohet amendamenti i Ligjit për Paga, gjë që nuk ka ndodhur.

Pasi propozohet amendamentimi i Ligjit për Paga, ai duhet të kalohet në dy lexime në Kuvendin e Kosovës, transmeton albanianpost.

Pra, rritja e pagës bëhet vetëm me ndryshimin e këtij ligji, ose amandamentimin e tij në atë mënyrë që të mos jetë në kundërshtim me këtë ligj.

Se rritja e pagës e proklamuar nga Qeveria e Kosovës është e kundërligjshëm e thotë edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Sipas tij ndryshimi i koeficientit – siç e bëri Qeveria e Kosovës – ndodhë vetëm atëherë kur ndryshon neni 42 i Ligjit për Paga.

“Rritja e njësive në formë hierarkike të koeficientit që gjendet në shtojcën e Ligjit të Pagave mund të ndodh vetëm në qoftë se ky ligj i nënshtrohet procesit të konsultimit dhe amendamentit në qeveri pastaj në dy lexime në parlament”, tha ai në një konferencë për media.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025.

“Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media.

Ai theksoi se po e bën këtë për t’i mbështetur ata që kanë paga më të ulëta dhe për ta ngushtuar hendekun mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë.

“Ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për një njësi. Pra, vlera e një koeficienti mbetet 110 euro. Mirëpo, rritet sasia e koeficienteve për njësi”, shpjegoi ai.

Kurti shpjegoi se “duke filluar nga janari i viti të ardhshëm koeficienti do të rritet për 0.5 njësi, pra për gjysmë njësie dhe pastaj nga korriku 2025 edhe për 0.5 njësi të tjera. Pra, dikush që e ka koeficientin 5.6, në janar i bëhet 6.1, kurse në korrik 6.6. Ngjashëm edhe për dikë që e ka koeficientin 10.5, në janar i bëhet 11 dhe pastaj 11.5. /Demokracia/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com