Permes nje postimi ne rrjetin social ish drejtori i urbanizmit ne komunen e Shtimes Mehdi Salihu, ka shkruar lidhur me qeverisjen lokale dhe ate qendrore te LVV-se.
Postimi i polote i Mehdi Salihut
Pushteti qendror dhe ai lokal i Shtimes, të qeverisura nga LVVja
1) Pushtetin qendror pa dallim partie e votoi populli në vitin 2021 dhe e përkrahu z.Kurti (jo LVVnë, sepse z.Kurti është LVV, LVV është z.Kurti) për të ardhur në pushtet, për t’ia dhënë këtë mundësi, këtë shansë, u mendua si shpresa fundit për këtë shtet, për ta ndalur rininë në vend, për të hapur përspektivë të re ekonomike.
2) z.Kurti, edhe pse prioriteti i tij i gjashtë ka qenë për negociata me Serbinë, ai e filloj dhe përfundoj mandatin me negociata me Serbinë.
3) z.Kurti, si individ pati sukses gjer më tani në integrimin e pjesës veriore të Kosovës, që është sukses i madhë për Kosovën. Nëse e mbanë veriun e Kosovës dhe nuk pasojnë vendime tjera të dhimbëshme, do të jetë burr i madh, sikurse ata që bënë luftën e UÇKsë dhe sollën lirinë, mirëpo ende ka punë.
4) z.Kurti, në qeverisjen e tijë këto 4 vite mbrenda shtetit nuk pamë qeverisje të ndryshimit, në disa digastere qëndron edhe më keq se në të kaluerën, ka ministri dhe ministra pa punëtor dhe demagog, “fjalët Demush, punën askund”, si psh. infrastruktura, arsimi, shëndetësia, ekonomia.
5) z.Kurti, në pjesën e punësimit qëndron edhe më keq se në kaluarën, nuk e di a din apo nuk din, apo këshilltarët e tijë e informojnë ndryshe, përderisa në pushtetet tjera 50% mund të merrëshin familjar, 50% tjetër ishin profesionit e meritor, tek LVV 100% familjar, jo profesionist. Për këtë jam vetë dëshmitar.
6) z.Kurti, është dasht mbrenda mandatit 4 vjeçar që shumë ministra të dështuar t’i ndërrojë, por nuk preku askund dhe ishte gabim.
Pushteti lokal në Shtime,
1) U krijua fryma e re që edhe në Shtime duhej të përmbysej qeversja e ish kryetarit të PDKsë, sidomos keqqeversja në 6 vitet e fundit të tijë,
2) z.Kurti, u përcaktua për kandidatin Qemajl Aliu nga Tirana, edhe pse nuk ishte në kandidatur për kryetar (por intervenimet e tij të jashtme ndikuan të hyjë në garë).
Megjithate e aprovuam këtë vendim tëndin, sepse ishim të sigurtë që hyri kush hyri do të ngadhnjejmë për kryetar. U pat krijuar fryma kundër ish kryetarit nga gjitha subjektet politike.
3) z.Kurti, na i sjelle Qemajl Aliun, që pak kush e njihte, por ne që ishim në Shtime punuam shumë na dëgjoj Qemajli deri në fitore dhe e sollem aty.
4) z.Kurti, unë isha nga ekipi i ekspertëve që u thirrke Qemajli për ekspert të programit qeverisës, me 23 faqe material të gatshëm dhe përgaditjen që ia bëmë në çdo debat televiziv.
5) z.Kurti, ta ulëm kanditatin tënd kryetar komune të Shtimes. Atë ditë që është ulë ky në karrigën e kryetarit, një kafe dhe një falenderim nuk ju’ a ka bërë 5 anëtarëve të ekspertëve profesionistë dhe me përvojë politike. Ne grupi i ekspertëve nuk kishim ambicie politike përveç në rolin e këshillëdhënies, për ta quar Shtimen para. Por, Qemajl Aliu bëri të kundërtën, nuk na dëgjoi më për asnjë ekspertizë, dhe filloi gjithçka mbrapsht, me ekip “axhami”, jo profesional, me ish nxënësit dhe studentët më të dobët që kishim në Shtime, mori shërbëtor dhe mbetje të dobët të PDKsë.
6) Qemajl Aliu si duket u përshtat me këtë nivel strukturë, u fut në botën e tyre amotereske dhe axhamish (apo natyra i tij ishte kështu).
7) Qemajl Aliu na e hudhi mundin dhe angazhimin dhe votën e fitores.
Qemajl Aliu asnjë sukses dhe ndryshim nuk e ka në qeverisjen e tij mbi 3 vjeqare, të gjitha ato që i kemi shkruar dhe i ka premtuar, me punën e tij ka ra në kundërshtim me veten.
9) Qemajli, përveq 3 a 4 projekteve që ia kanë investu direkt qeveria e shtetit, e që shihen pak, nga 7.5 milion euro para komunale për 3 vite investime kapitale të projekteve nuk shihen askund.
10) Qemajl Aliu premtimet për barazi e meritokraci i ka shkel 100%, në asnjë konkurs pune arsim, shëndetësi, administratë komunale etj. nuk janë pranuar meritorët, por para se me hapë konkursin bashkpunëtorët e tij tregonin nëpër kafiteri se për këndë po hapej konkursi.
11) Qemajl Aliu dhe grupi i tij po të ishin vetëm si grup i rinisë së LVVsë në Shtime do të kishin dhënë shembull të keq, e jo si udhëheqje e një komune.
12) Qemajl Aliu dhe grupi i tijë në Shtime, ishin grupi i Dardan Molliqaj në kohën kur LVVja ishte ndarë në dysh në nivel qendror por edhe në Shtime. Këtë munden ta vërtetojnë të tjerët në Shtime (grupi i Albinit) por edhe nga niveli qendror si Donika Kada(kordinatore për Shtime) dhe vet Dardani.
12) Qemajl Aliu ka dhënë përvojë aq të keqe sa që banorët shtimjan janë të dëshpruar tejmase. Është një rrenc i madhë, mashtrues dhe bukëpërmbyesës.
13) Qemajl Aliu mbetet në historin e kryetarëve më të dobët që kishte Kosova, largimi i tijë është i domosdoshëm. Asnjë një minut më, është fyerje, denigrim për Shtimen.
P.S. nuk kam diçka përsonale me askënd, jam nga ata njerëz, që për punën e mirë që bëhet në të mirën e vendit thurri lavde, ndërsa për të gjithë ata që sjellin dëme vendit jam kritikues sepse ndryshe nuk ecim para e as nuk bëhem lajkatar dhe kërmill i askujt.
Për të gjitha premtimet dhe dështimet njëpasnjëshme në komunën e Shtimes, do të informoheni në detale dhe të argumentuara në javët dhe muajët e ardhëshëm.