Policia e Kosoves, ka njoftuar se, gjatë muajit shtator/2024 policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6568 gjoba për
kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 61 patentë shoferë për drejtuesit që kanë
shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse
heqje e patentë shoferit. Kurse gjatë muajit shtator/2023 kanë qenë të shqiptuara
6095 gjoba për kundërvajtje, apo një rritje për 7.80 % më shumë në këtë vit.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor gjatë muajit shtator
2024:
- Tejkalim i shpejtësisë, 2455 gjoba
- Parking i parregullt , 856 gjoba
- Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 758 gjoba
- Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 134 gjoba
- Mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve, 129 gjoba
- Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 100 gjoba
- Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 95 gjoba
- Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 34 gjoba
- Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba,
- Të tjera, 2002 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim
parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të
bëjnë kujdes.
Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë
policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’
dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.