KEDS përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.
Në njoftim thuhet se ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.



