Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit shtator-2024 janë raportuar 20 raste të dhunës në familje, prej tyre në Ferizaj 13 raste, në Shtime 6 raste, në Kaçanik 1 rast. Ndërsa në muajin shtator të vitit 2023 janë raportuar 27 raste të dhunës
në familje, apo – 26 % zbritje të rasteve. Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në
mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
“Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e
dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë,
stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’
dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.