Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDokument: Prokuroria fillon hetimet për konkursin ku ‘dosti’ i Luan Dalipit, u...

Dokument: Prokuroria fillon hetimet për konkursin ku ‘dosti’ i Luan Dalipit, u emërua zv/drejtor në AKP

Prokuroria Speciale e Kosovës ka filluar hetimet për konkursin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit lidhur me pozitën e zv/drejtorit ekzekutiv në këtë institucion. Nacionale ka siguruar dokumentet të cilat dëshmojnë hetimet lidhur me konkursin ku ish-bashkëpunëtori i Luan Dalipit, u emërua zv/drejtor. Gazeta sjell detaje.

Me datën 18 shtator të këtij viti, në Agjencinë Kosovare të Privatizimit arriti një dokument me rëndësi nga Policia e Kosovës. Të autorizuar prej Prokurorisë Speciale, hetuesit kanë kërkuar nga AKP-ja të gjitha dokumentet për konkursin e datës 19 janar 2024, për pozitën e zv/drejtorit ekzekutiv për operativë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në këtë pozitë, është emëruar Burim Leci. Ky konkurs tash është nën llupën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për dyshimet se ka pasur ndikime, dhe gjithashtu pas dilemave për konflikt të interesit.

Gazeta Nacionale e ka siguruar dokumentin e Policisë së Kosovës drejtuar AKP-së. Aty, Prkuroria ka urdhëruar dosjen e kompletuar të konkursit për këtë pozitë, dhe gjithashtu vendimin mbi të cilin Burim Leci është caktuar në pozitën e zv/drejtorit ekzekutiv operativ në AKP.

Deri te nisja e hetimeve, ka ardhur pas dyshimeve se ka pasur ndikime dhe gjithashtu të konflikt të interesit. Kjo, bazuar në dy arsye.Burim Leci, ‘dost’ i Luan Dalipit, shef i kabinetit të kryeministrit Kurti. Leci e Dalipi kishin punuar bashkë në kompaninë MDA. Për këtë rast, kishte raportuar gazeta Reporteri muaj më parë.“Kandidati Burim Leci del ka qenë një bashkëpunëtor i afërm i shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipit, një nga themeluesit në kompaninë Management Development Associates (MDA) në Prishtinë. Ka mbajtur pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Zhvillimin e Qeverisjes në MDA, në të njëjtën kur biznesi drejtohej nga vetë Dalipi, para se ky i fundit, në shkurt të 2020-ës ta braktiste kompaninë e themeluar nga vetë ai për Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti”, thuhej në raportimin e Reporterit.Dyshimet ishin shtuar edhe për konflikt të interesit. Kjo pasi Burim Leci, figuronte si drejtor menaxhues në “IP-KOS SH.P.K”, kompani që ka në pronësi pompa të derivateve “Ip Petrol”. E këta të fundi, kanë në shfrytëzim një numër të pompave të menaxhuara në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.Për këtë rast, edhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit kishte thënë për Reporterin, se nëse ky person përzgjedhet, atëherë ai duhet të kërkojë sqarime në mënyrë që ta ushtrojë funksionin e tij pa konflikt të interesit.Këto dy aspekte, pritet të marrin rrugë pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës.Nacionale ka dërguar pyetje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit rreth kësaj teme, megjithatë këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com