Friday, September 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeCertifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Certifikohen mbi 100 biznese të komunitetit pakicë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e certifikatave për kryerjen e një trajnimi të bizneseve të komunitetit pakicë.

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Balton Dërguti, ky trajnim është organizuar për këto biznese në mënyrë që të njoftohen nga afër edhe me dhënien e granteve që bëhet nga komuna, por edhe Qeveria e Republikës së Kosovës për bizneset ne përgjithësi.

Trajnimin si të një rëndësie shumë të madhe e ka vlerësuar edhe nënkryetari i komunës nga radhët e komunitetit pakicë Danush Ademi. Ai ka thënë se si komunë do të bëjnë të pamundurën që t’ju dalin në ndihmë çdo biznese nga ana e komunitetit.

Ndërsa Florim Bajrami nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka thënë se sesionet informuese kanë për qëllim vetëdisimin dhe aftësimin e komuniteteve për krijimin e bizneseve të qëndrueshme në zhvillimin ekonomik si dhe të kenë informacione të mjaftueshme për aplikime në grante duke ndjekur trajnimet dhe sesionet informuese.

Ndërsa ata që ndjekën këtë trajnim janë shprehur tejet mirënjohës ndaj komunës për organizimin e këtij trajnimi.

U tha se drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, edhe në të ardhmen do të organizoje trajnime të tilla.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com