Friday, January 23, 2026
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeKëto janë aktivitetete policisë rajonale gjatë javës, gjobat dhe aksidentet

Këto janë aktivitetete policisë rajonale gjatë javës, gjobat dhe aksidentet

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 09-15/09/2024 ka shqiptuar 1473 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 11 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion. 

Ndërsa, janë raportuar 46 aksidente, prej tyre :

– Aksidente me lëndime, 23
  persona të lënduar, 24
– Aksidente me dëme materiale, 23

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com