Monday, September 16, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeRTK ia jep tenderin rreth 100 mijë euro një kompanie nga Shqipëria...

RTK ia jep tenderin rreth 100 mijë euro një kompanie nga Shqipëria për edicionin e dytë të Festivalit të Këngës

Me të marrë drejtimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Adi Krasta organizoi edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK. Edicioni i dytë i këtij festivali do të mbahet më 26, 27 dhe 28 tetor.

Siç ka mësuar Demokracia.com, RTK-ja tashmë ka nisur përgatitjet për transmetimin e këtij festivali, duke alokuar fonde për organizimin e tij. Prokurimi i RTK-së ka përzgjedhur kompaninë që do të merret me organizimin artistik të festivalit.

Tenderi i titulluar “Shërbime teknike për Festivalin e dytë të Këngës në RTK” është fituar nga një kompani prej Shqipërisë prej nga vjen edhe Adi Krasta, “ASLV ALBANIAN SOUND LIGHTING & VIDEO” me administrator Altin Alizotin. Kjo kompani ishte e vetmja në garë. Vlera e kontratës është 96,840.00 euro.

“Radio Televizioni i Kosovës, në mungesë të pajisjeve teknike të avancuara për realizimin e një eventi të tillë, është detyruar që nëpërmjet procedurave të prokurimit të sigurojë shërbimet e nevojshme teknike për realizimin e Festivalit të Këngës në RTK, duke përfshirë zërimin, ndriçimin dhe LED Wall-in”, thuhet në dosjen e tenderit, përcjell Demokracia.com.

RTK tashmë ka hapur konkursin për dorëzimin e këngëve për edicionin e dytë, i cili është shtyrë deri më 7 shtator 2024. Transmetuesi publik i Kosovës synon që vitin e ardhshëm të marrë pjesë si garues në Eurovizion, që do të mbahet në Zvicër. Kërkesa zyrtare për pjesëmarrje tashmë është dorëzuar në Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU).

Dorëzimi i kësaj kërkese është bërë pas një serie takimesh të ish-kryetarit të Bordit, Besnik Boletinit dhe ish-drejtorit Shkumbin Ahmetxhekaj, me drejtuesit e EBU-së dhe transmetuesit publik evropian. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com