Monday, September 16, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeOpozita e Lipjanit kritikon kryetarin Ahmeti për angazhim minimal në realizim të...

Opozita e Lipjanit kritikon kryetarin Ahmeti për angazhim minimal në realizim të projekteve

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Istog ka mbajtur një takim me drejtues të këtij subjekti të nivelit qendror. Por, në mesin e tyre shihej edhe kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti e, për të cilin opozita në Lipjan thotë se Ahmeti është përkushtuar në zyret e partisë në nivel qendror dhe nuk po angazhohej në realizim të projekteve kapitale në Lipjan.

Arsim Jashari, shef i grupit të asamblistëve nga PDK-ja në Lipjan, nëpërmjet një reagimi ka thënë se kryetari Ahmeti po merr pjesë në takime të degëve të LDK-së dhe nuk po qëndron në vendin e tij të punës.

“Se si merr pjese në takime neper degë të komunave duke mos qenë prezent në vendin e punës. Nuk është për çudi sepse Ahmeti  i don qytetarët e Lipjanit vetëm për vota dhe pas zgjedhjeve as nuk banon në Lipjan, por në Prishtinë. Çdo ditë ai udhëton me shpenzime enorme nga taksat tona . Gjysma e qytetit e bllokuar, duke kontraktuar firma të cilat fillojnë ditën me ka tre punëtorë, kaos total gjithandej, kurse kryetari merret me takime partiake, le ta shohin vetë qytetarët”, ka thënë Jashari.

Në një fotografi nga takimi në Istog, shihen zyrtarë partiakë të LDK-së, përfshirë edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pjesë e këtij takimi merret vesh se janë edhe të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së në te gjitha komunat e Kosovës.

Nuk dihen ende arsyet e takimit, por shihet si takim i strukturave të LDK-së.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com