Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeOpozita në Shtime: Dështon Qeverisja e Qemajl Aliut në fillimin e vitit...

Opozita në Shtime: Dështon Qeverisja e Qemajl Aliut në fillimin e vitit shkollor 2024/2025

Fillimi i vitit shkollor 2024/2025 në shkollat e komunës së Shtimes ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh dhe probleme serioze, që po dëmtojnë cilësinë e arsimit dhe procesin e punësimit. Këto mangësi tregojnë qartë dështimin e pushtetit aktual të udhëhequr nga Qemajl Aliu dhe drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahut. Thuhet në një reagim të PDK-së në Shtime.

Sipas këtij subjekti opozitar, konkursi për pozitën gjuhë gjermane në Shkollën e Mesme Profesionale ia krijoi mundësinë e punësimit shoqes së ngushtë të drejtoreshës së DKA-së, Yllka Fejzullahut, ajo pranohet totalisht e pakualifikuar, duke pamundësuar të rinj tjerë që të punësohen.

“Konkursi për pozitën matematikë, iu rezervua asambleistës së Vetëvendosjes Zejnie Veliu me kualifikim jo adekuat, e cila merr pagë nga Kuvendi dhe ia pamundëson ndonjë të riu që të punësohet në arsim”,thuhet në reagim.

Po ashtu sipas opozitës, konkursi për pozitën arkitekturë në shkollën profesionale iu rezervua edhe këtë vit vëllaut të sekretarit të Vetëvendosjes në Shtime, Halil Kurtishi edhe ky i njëjti me kualifikim jo adekuat.

“Krahas konkurseve, arsimin po e përcjell edhe një mori shkeljesh, Qemajl Aliu u pati premtuar mësimdhënësve gjatë fushatës se do t’ua paguaj të gjitha obligimet që dalin nga kontrata kolektive pa pasur nevojë që ata të shkojnë në gjykatë. Jo vetëm që nuk ua paguan të drejtat e tyre por edhe krijon obligime që ndikojnë në performancën e Komunës së Shtimes. Përveç shkeljeve në proceset e punësimit, nepotizmit, ku kandidatët e favorizuar janë pranuar për pozita të rëndësishme pa kualifikime të mjaftueshme, janë evidentuar edhe mungesa të theksuara në materialin mësimor, ditarët e klasëve, materialit tjetër në shkolla etj. Këto mungesa po e vështirësojnë procesin mësimor dhe po ndikojnë negativisht në cilësinë e arsimit”,thuhet në reagim.

Sipas PDK-së, tollovitë e krijuara në librari, të shkaktuara nga pamundësia e furnizimit të nxënësve me librat e nevojshëm ka krijuar kaos dhe frustrim tek nxënësit dhe prindërit, duke e bërë edhe më të vështirë përgatitjen për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Renovimi i shkollave, një çështje tjetër e rëndësishme, është lënë për në fillim të vitit shkollor, ndërsa gjatë tërë verës, DKA ka qëndruar pasive, pa ndërmarrë asnjë veprim konkret. Kjo neglizhencë e shtyn fillimin e punimeve dhe krijon vështirësi të mëtejshme në procesin arsimor për nxënësit dhe mësimdhënësit. Një qeverisje që dështon në kaq shumë aspekte themelore, si arsimi dhe drejtësia në punësim, nuk ka vend për të drejtuar të ardhmen e komunës tonë”,thuhet më tej në reagim.

Në anën tjetër Komuna e Shtimes deri më tash nuk ka pasur ndonjë kundër reagim ndaj opozitës.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com