Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogGjykata Komerciale anulon vendimet e Inspektoratit të Punës ndaj Limak Kosovo International...

Gjykata Komerciale anulon vendimet e Inspektoratit të Punës ndaj Limak Kosovo International Airport

Gjykata Komerciale e Kosovës, Dhomat e Shkallës së Parë, ka marrë një vendim në një çështje administrative midis kompanisë “Limak Kosovo International Airport J.S.C Adem Jashari” dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Vendimi i gjykatës anuloi në tërësi aktet administrative të Inspektoratit të Punës që kërkonin anulimin e vendimeve për mosvazhdim të marrëdhënieve të punës së punonjësve të Limakut, shkruan Demokracia.com.

Në një vendim të datës 12 korrik 2024, gjykata ka aprovuar kërkesën e paditësit, “Limak Kosovo International Airport J.S.C Adem Jashari”, duke anuluar vendimet e Inspektorit të Punës që synonin të shfuqizonin 23 vendime për mosvazhdim të marrëdhënieve të punës dhe 28 njoftime të ngjashme. Ky vendim vlerëson se Inspektorati i Punës ka tejkaluar kufijtë e kompetencës së tij ligjore, duke marrë vendime që mbi tejkalojnë autoritetin e përcaktuar nga ligji.

Në padi, Limak Kosovo International Airport ka argumentuar se vendimet e Inspektorit të Punës janë në kundërshtim me Ligjin Nr. 03/L-212 të Punës dhe Ligjin Nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës, të cilët qartësojnë kompetencat ekskluzive të gjykatave në trajtimin e kontesteve të punës. Sipas paditësit, Inspektorati i Punës nuk ka autorizim për të anuluar vendimet e marrëdhënieve të punës, pasi kjo është përgjegjësi e gjykatave sipas parimeve të qarta ligjore, raporton Demokracia.com.

Gjykata, duke analizuar dispozitat e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Inspektoratin e Punës, ka konstatuar se Inspektorati i Punës nuk posedon kompetencë gjyqësore për të anuluar vendimet e paditësit. Në vend të kësaj, vetëm gjykatat kanë autoritetin për të vlerësuar dhe anuluar vendimet administrative në kontekstin e marrëdhënieve të punës.

Vendimi i gjykatës thekson rëndësinë e respektimit të ndarjes së pushteteve dhe kompetencave ndërmjet institucioneve administrative dhe gjykatave, duke siguruar që çdo akt administrativ të jetë në përputhje me kufizimet ligjore të vendosura. /Demokracia.com/

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com