Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogOpozita në Shtime akuzon kryesuesin e kuvendit Adnan Ademin për shkelje të...

Opozita në Shtime akuzon kryesuesin e kuvendit Adnan Ademin për shkelje të ligjit

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtime nëpërmjet një komunikate për media ka akuzuar kryesuesin e Kuvendit Komunal me arsyestime se gjatë seancës së sotme, për disa herë radhazi, mohoi të drejtën e fjalës anëtarëve të Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Shtime.

“Ademi, i cili vepron nën ndikimin e kryetarit të Komunës, Qemajl Aliu, ka shkelur Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Ky ndikim nga kryetari ka çuar në një abuzim të hapur të foltores së Kuvendit, duke mohuar të drejtën e përfaqësuesve të opozitës për të shprehur mendimet dhe shqetësimet e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike”,thuhet në komunikatë.

Në shenjë proteste ndaj kësaj shkeljeje të rëndë siç e cilësoi opozita dhe ndikimi të papranueshëm, anëtarët e PDK-së kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit.

“Kjo qeverisje abuzive, që vepron përmes ndikimit të kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij, i ka ditët e numëruara”,thuhet në fund të komunikatës.
Ndërkohë kryesuesi Ademi, pas reagimit të opozitës për disa orë me radh nuk u është kundërpërgjigjur atyre.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com