Instituti GAP ka analizuar 51 thirrje të hapura nga MKRS gjatë periudhës 2021-2023, ku ka identifikuar sfida ne procesin e dhënies së granteve dhe subvencioneve. Në bazë të raportit “Sfidat në dhënien e subvencioneve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, digjitalizimi i gjithë procesit të ndarjes së granteve dhe subvencioneve është i domosdoshëm. Në prezantimin e këtij raporti janë përmendur edhe shkelje ligjore, ku përcaktohet afati për vlerësimin dhe nxjerrjen e rezultateve.Rrona Zhuri, koordinatore e hulumtimeve në GAP, tha se MKRS është ndër ministritë me buxhetin më të madh të ndarë për grante dhe subvencione.Sipas saj, aplikimet në thirrjet e hapura bëhen përmes dorëzimit fizik të dokumenteve ose përmes e-mailit.
Në këtë raport janë analizuar 51 thirrje të hapura nga MKRS gjatë periudhës tri-vjeçare nga 2021-2023.
Edhe hulumtuesi Besart Zhuja theksoi domosdoshmërinë për digjitalizimin e procesit të granteve dhe subvencioneve.Ai përmendi edhe shkeljet ligjore për përcaktimin e afatit për vlerësim nga MKRS, për çka përmendi edhe koston financiare për aplikim.
Në raportin e Institutit GAP përmendet edhe çështja e aspektit të mbylljes së projektit, për çka Zhuja theksoi se ka pasur raste ku dokumentacioni origjinal ka humbur ose është ngatërruar.



