Saturday, December 28, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogBajrami: Nagipin e të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota

Bajrami: Nagipin e të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj aktakuzës së ngritur për ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, duke shtuar se ‘atë dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota’.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka garantuar për Krasniqi, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro.

Po ashtu ajo ka deklaruar se Qeveria Kurti ka nënshkruar 900 kontrata një burimore, që sipas saj, janë burim i korrupsionit.

“A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut”, ka shkruar ajo në Facebook.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com