Friday, December 27, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogAGK-ja dorëzon komentet e Ligjit të KPM-së në Kushtetuese, shprehin bindjen se...

AGK-ja dorëzon komentet e Ligjit të KPM-së në Kushtetuese, shprehin bindjen se do të rrëzohet

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe juristja e medias, Flutura Kusari, kanë dorëzuar komentet e përbashkëta për Ligjin e KPM-së në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, shpreson që komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese do ta bindin këtë institucion që ta shpallë anti-Kushtetues Ligjin për KPM-në.

“Siç kemi paralajmëruar sot kemi dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet e AGK sa i përket kontestimit në këtë Gjykatë të Ligjit të KPM. E falënderojmë Gjykatën Kushtetuese që ka kërkuar komente nga AGK si palë e interesuar tash e tri vjet për këtë ligj. Kjo çka ka ndodhur më fakt dhe diskutimi që do të ndodh brenda Gjykatës për këtë ligj është i një rëndësi historike për shkak se për herë të parë do të merren një vendim për një ligj kaq të rëndësishëm për sa i përket lirisë së medias dhe shprehjes në Kosovë. Ne besojmë që komentet tona por edhe të palëve të tjera do ta bindin, shpresojmë, Gjykatën Kushtetuese që ligji është anti-Kushtetues dhe ai do të shfuqizohet në tërësi, pasi mënyra se si është hartuar, mënyra se çka përmban janë në kundërshtim me frymën e Kushtetuese dhe në kundërshtim me lirinë universale të medias”, u shpreh kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka thënë se komentet e tyre argumentojnë se ky ligj bie ndesh me disa nene të Kushtetutës. Shpreson që ligji të shfuqizohet në tërësi.

“Në dorëzuam sot komente përmes së cilave argumentojnë se procedura se si është bërë ligji dhe disa nene që kanë të bëjnë me rregullimin e funksionimin e komisionit bien ndesh me disa nene të Kushtetutës, por në veçanti bien ndesh me parimin e barazisë gjinore, me lirin e medias dhe pavarësinë e KPM-së. Ne kemi argumentuar që disa prej neve duhet të shfuqizohen, por nëse këto nene shfuqizohen ligji nuk mund të mbijetoj se bëhet i pazbatueshëm në praktik. Shpresojmë që ligji do të shfuqizohet në tërësi. Kjo është një ngjarje historike për shkak se është hera e parë që Gjykata Kushtetuese merret me lirinë e medias”, u shpreh ajo.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com