Thursday, November 21, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaBlogPolicia e Kosovës inicion dy raste, një për “Kalim të paautorizuar të...

Policia e Kosovës inicion dy raste, një për “Kalim të paautorizuar të kufirit”dhe tjetri për “Kontrabandë me mallra”

  1. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet policore të Departamentit të kufirit pas një pune intensive operative dhe hetimore sot me datë 27.05.2024, rreth orës 14:00, në fshatin Koshuticë, K.K. Leposaviq, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi kanë ndaluar pesë (5) automjete të ndryshme në të cilat kishte mallra, mjete bujqësore të përmendura si:
  2. Motorë (kultivator); trembëdhjetë (13) copë,
  3. Kositëse për bari të mëdha (mullqera) gjashtë (6) copë,
  4. Freza bujqësorë tri (3) copë,
  5. Shata për freza dyqind (200) copë,
  6. Motosharrë dore një (1) copë,
  7. Moto-kultivator një (1) copë,
  8. Motoçikletë me katër rrotë për fëmijë një (1) copë.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i kufirit – Tentim”, përderisa rasti shkon për trajtim në procedurë të rregullt. Në një rast tjetër disa orë më herët patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, K.K. Podujevë, në brezin kufitar ka hasur në një sasi prej rreth njëzet (20) metra kub dru të llojeve ahu dhe pishë (trupa), thuhet në komunikaten e Policisë. Raporton /Rrjeti.info.

    Sipas Policisë në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kontrabandë me mallra”, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

    RELATED ARTICLES

    PËRGJIGJU

    Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
    Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

    - Advertisment -
    Google search engine

    Most Popular

    Recent Comments

    Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com