Sunday, December 22, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeDokument/Edhe një vendim tjetër i jashtëligjshëm i Komunës së Shtimes

Dokument/Edhe një vendim tjetër i jashtëligjshëm i Komunës së Shtimes

Kuvendi Komunal në Shtime po vazhdon të përballet me vendime të jashtëligjshme të cilat po kthehen për rishqyrtim e për shfuqizim nga niveli qendror. Në qershor të vitit të kaluar Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi, kishte prezantuar në kuvend kërkesën e një banori nga fshati Karaqic për krijimin e qasjes në rrugë publike përmes pronës komunale. Zyra e kryetarit të Komunës së Shtimes Qemjal Aliu kishte bërë propozimin me të cilin i ka propozuar kuvendit miratimin e vendimit për hapjen e rrugës publike në një pjesë me sipërfaqe prej 7566 metër katror në zonën kadastrave në Karaqicë, e evidentuar pronë e Komunës së Shtimes. Raporton/ Rrjeti.Info. Ministria pas shqyrtimit të vendimit për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale kishte konstaton se: Vendimi nuk është bazuar në ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor dhe Udhëzimet Administrative në fuqi. Sipas Ministrisë, vendimi duhet të jetë i bazuar në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit Nr.04/L-174 Për Planifikimin Hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj dhe të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi. Po ashtu ministria kishte sqaruar se nuk lejohet destinim tjetër apo shfrytëzueshmëri tjetër nga ajo që është e paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor në pjesën tekstuale dhe pjesën grafike në fuqi.

Kujtojmë se Kuvendi i Komunës me shumicë të votave në mbledhjen e mbajtur më 27.06. 2023 kishte miratuar këtë vendim. “Kuvendi i Komunës së Shtimes në mbledhjen e –VI- të rregullt për vitin 2023 të mbajtur më 20.06.2023, me shumicë të votave miratoi vendimin për destinimin në rrugë publike pjesën e ngastrës kadastrave Nr.P00325-0 me sipërfaqe prej 153 metër katror (ku sipas gjendjes në teren rruga do të ketë gjerësi 6 metra) në zonën kadastrave Karaqicë, evidentuar pronë e Komunës së Shtimes”, thuhet në vendimin e Kuvendit. Ky vendim ishte marrë me arsyetim se palës duhet t’i ofrohet qasje në rrugën publike për ndërtim ose hipotekë, si dhe me qëllim të stimulimit për kthimin e banorëve të shpërngulur, apo edhe për stimulimin e zhvillimit të turizmit malor në këtë zonë të bukur malore të fshatit Karaqicë.

Por, më vonë Rrjeti.Info ka siguruar vendimet e nivelit qendror i cili e ka cilësuar këtë vendim si të jashtëligjshëm dhe ka kërkuar shqyrtimin e tij. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në pajtim me rregulloren  për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave me datë 14.o7.2023 ka pranuar nga MAPL-ja vendimin për destinimin e pjesës të ngastrës kadastrave  Nr.P00325-0 me sipërfaqe prej 153 metër katror të miratuar nga Kuvendi Komunal në Shtime. “Ministria pas shqyrtimit të vendimit për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrave…,konstaton se: Vendimi nuk është bazuar në ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor dhe Udhëzimet Administrative në fuqi. Vendimi duhet të jetë i bazuar në dokumentet e planifikimit hapësinor sipas Ligjit Nr.04/L-174 Për Planifikimin Hapësinor dhe dokumentet tjera që janë të parapara me këtë ligj dhe të shikohet lokacioni i planifikuar sipas dokumenteve të planifikimit hapësinor në fuqi. Nuk lejohet destinim tjetër apo shfrytëzueshmëri tjetër nga ajo që është e paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor në pjesën tekstuale dhe pjesën grafike në fuqi”, thuhet në shkresën e MMPHI-së. Sipas këtij institucioni komuna e Shtimes është në procedurë të hartimit të dokumenteve të planifikimit Hapësinor dhe këtë lokacion mund ta planifikoi në kuadër të këtyre dokumenteve. “Të veprohet sipas vlerësimit të ligjshmërisë së aktit komunal të MMPHI-së të merret vendim i drejtë dhe i ligjshëm në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, jo më vonë se në afatin e paraparë në diapozitivat e nenit 9 të Rregullores Së (QRK)”.

Ndërkohë komuna e Shtimes, rreth një vit më vonë, në mbledhjen e Kuvendit të datës 22.04.2024 ka qenë e obliguar për ta shfuqizuar këtë vendim. “Arsyetim: Shfuqizimi i vendimit vjen si rezultat i vlerësimit të ligjshmërisë i marrë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës NR.04/3976-2/23-2 datë 25.07.2023. Andaj kërkohet nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Shtimes të aprovojnë këtë propozim-vendim NPI01/251 i datës 27.06.2023 që është marrë më shumicë të votave në Kuvendin e Komunës”, thuhet në propozim-vendimn e Komunës së Shtimes të cilin e ka siguruar Rrjeti.Info.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com