Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se çështja e dinarit nuk po diskutohet në Bruksel, por po tentohet të gjendet një mënyrë se si Serbia do t’i sjellë paratë në mënyrë legale në Kosovë. Raporton/FrontOnline.
‘’Nuk po diskutohet për çështjen e dinarit në Bruksel. Atje po tentohet të gjetet një mënyrë se si Serbia ka me i dërguar paratë në Kosovë, pra në mënyrë legale, përmes mënyrës institucionale dhe jo siç i ka dërguar deri tani. Nuk ka dialog për çështjen e dinarit. Tashmë e kemi vendimin e BQK-së që duhet me u respektuar. Bizneset lokale dhe qytetarët atje kanë filluar ta respektojnë, thjeshtë Serbia duhet me gjet një mënyrë se si i sjellë paratë në Kosovë’’, thotë Pacolli.
Ajo thotë se pret nga Serbia të reflektoj dhe ta respektoj vendimin e BQK-së dhe të gjejë mënyrë që t’i sjellë parat në Kosovë.
‘’Ne presim që Serbia me reflektuar dhe me respektuar vendimin dhe me gjet mënyrën se si ka me i sjellë paratë në mënyrë ligjore. Ne po insistojmë që Serbia të gjejë një rrugë që është e pranueshme për ti sjellur paratë në Kosovë. Kosova i ka përcaktuar të cilat duhet të i ndjekë Serbia, në mënyrë që ti sjellë paratë në Kosovë’’, thekson ajo.
Deputetja Pacolli thotë se Kosova i ka përcaktuar hapat që Serbia duhet t’i ndjekë sa i përket dinarit.
‘’Kosova i ka përcaktuar të cilat duhet të i ndjekë Serbia, në mënyrë që ti sjellë paratë në Kosovë. Serbisë nuk po i konvenon me tregu se deri më tani paratë që i ka dërguar në Kosovë i ka dërguar në mënyrë ilegale, duke financuar krimin dhe terroristët. As në Serbi, Serbia nuk ka treguar se sa para i ka sjellur në Kosovë, prandaj ata duhet me i tregu edhe qytetarëve të vetë atje se sa para i ka sjellur në Kosovë’’, tha për FrontOnline , deputetja Fitore Pacolli.