{"id":1666,"date":"2024-07-31T16:56:08","date_gmt":"2024-07-31T16:56:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rrjeti.info\/?p=1666"},"modified":"2024-07-31T16:56:10","modified_gmt":"2024-07-31T16:56:10","slug":"26-janari-data-me-e-permendur-nga-partite-per-zgjedhje-presidentja-pergjigjen-e-vvse-e-pret-me-shkrim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/2024\/07\/31\/26-janari-data-me-e-permendur-nga-partite-per-zgjedhje-presidentja-pergjigjen-e-vvse-e-pret-me-shkrim\/","title":{"rendered":"26 janari data m\u00eb e p\u00ebrmendur nga partit\u00eb p\u00ebr zgjedhje, Presidentja p\u00ebrgjigjen e VV\u2019s\u00eb e pret me shkrim"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, sot mblodhi lider\u00eb partish politike p\u00ebr t\u2019u konsultuar rreth shpalljes s\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Aty s\u2019shkoi kryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe Albin Kurti. Takimi s\u2019ishte p\u00ebr t\u00eb caktuar dat\u00eb, por aty u d\u00ebgjuan opsionet e subjekteve politike. Tre krer\u00ebt e partive opozitare \u2013 Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj- e dhan\u00eb nj\u00eb dat\u00eb. Megjithat\u00eb presidentja u kujdes t\u00eb tregohet e qart\u00eb q\u00eb vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e saj, derisa u mor me munges\u00ebn e Kurtit dhe ia kushtoi nj\u00eb \u201cdiss\u201d ministres G\u00ebrvalla.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sot presidentja Osmani qe nikoqire e nj\u00eb takimi me kryetar\u00eb t\u00eb subjekteve politike n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo e thirri k\u00ebt\u00eb takim konsultativ p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr shpalljen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb rregullta nacionale, meq\u00eb jan\u00eb edhe 6 muaj deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb mandatit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb vitit 2021. Ajo tha se sipas ligjit jan\u00eb 4 data p\u00ebr zgjedhje \u2013 26 janari, 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lider\u00ebt opozitar\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 edhe ishte deklaruar para takimit, ishin prezent\u00eb dhe te ta pati nj\u00eb pajtim se cila t\u00eb jet\u00eb data e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. Ata e dhan\u00eb 26 janarin si dat\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur zgjedhjet nacionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i PDK\u2019s\u00eb, Memli Krasniqi, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cmeq\u00eb zgjedhjet e parakohshme nuk ndodh\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e rregullta nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb shtyrje t\u00eb pajustifikueshme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSot, n\u00eb takim me Presidenten e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani dhe kryetar\u00ebt e partive tjera parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb, kam propozuar 26 janarin e vitit 2025 si dat\u00ebn optimale kur duhet t\u00eb mbahen zgjedhjet e rregullta nacionale n\u00eb vendin ton\u00eb. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, duke par\u00eb keqqeverisjen e deritanishme, ka k\u00ebrkuar disa her\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Meq\u00eb zgjedhjet e parakohshme nuk ndodh\u00ebn, p\u00ebr zgjedhjet e rregullta nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb shtyrje t\u00eb pajustifikueshme \u2013 prandaj data e par\u00eb e vlefshme duhet t\u00eb jet\u00eb data kur ne duhet t\u00eb shkojm\u00eb zgjedhje.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Krasniqi ka th\u00ebn\u00eb se PDK, q\u00eb tashm\u00eb e ka caktuar Bedri Hamz\u00ebn si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr zgjedhje n\u00eb \u00e7far\u00ebdo date. Ai ka shtuar se \u201cKosova dhe qytetar\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Qeveri t\u00eb re, t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, kredibile dhe t\u00eb aft\u00eb, e cila ka dijen dhe kurajon q\u00eb t\u00eb rikthej\u00eb vendin n\u00eb kursin e duhur t\u00eb zhvillimit dhe integrimit evropian\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK\u2019s\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se \u201csipas afateve kushtetuese, konsultimet p\u00ebr dat\u00ebn e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vet\u00ebm 3 jav\u00eb larg datave t\u00eb darkave joformale\u201d. Sipas tij kjo e b\u00ebn p\u00ebrpjekjen e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Kuvendit dhe t\u00eb heqjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb nga Qeveria populliste krejt t\u00eb panevojsh\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka shtuar se \u201cvendit i duhet sa m\u00eb par\u00eb nj\u00eb Qeveri e re, q\u00eb parandalon zhb\u00ebrjen e shtetit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMeq\u00eb, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb afateve kushtetuese, n\u00eb dispozicion na u ofruan kat\u00ebr data, ato t\u00eb 26 janarit, 2 shkurtit, 9 shkurtit e 16 shkurtit; dhe n\u00eb vij\u00eb me bindjet politike t\u00eb Lidhjes Demokratike \u2013 se vendit i duhet sa m\u00eb par\u00eb nj\u00eb Qeveri e re, q\u00eb parandalon zhb\u00ebrjen e shtetit, sh\u00ebron polarizimin shoq\u00ebror, rikthen orientimin pro-per\u00ebndimor e fokusohet n\u00eb zhvillim e mir\u00ebqenie qytetare, propozova dat\u00ebn 26 janar 2025 si dat\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Abdixhiku ka th\u00ebn\u00eb se \u201czgjedhjet p\u00ebr LDK-n\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb fest\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mir\u00ebpo, gjat\u00eb konferenc\u00ebs q\u00eb Osmani mbajti pas takimit tha se vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar p\u00ebr dat\u00ebn e zjgedhjeve i takon asaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTash fjala konsultim do t\u00eb thot\u00eb se i d\u00ebgjoj, por jo domosdoshm\u00ebrisht veproj sipas preferencave t\u00eb partive. Vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb i presidentes s\u00eb Republik\u00ebs. Gjithnj\u00eb ka qen\u00eb k\u00ebshtu edhe me president\u00ebt paraprak\u00eb, mos m\u00eb keqkuptoni, nuk \u00ebsht\u00eb kjo ndonj\u00eb kompetenc\u00eb e re\u201d, tha ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa, i pari i AAK\u2019s\u00eb, Ramush Haradinaj, duke njoftuar se ka propozuar 26 janarin si dat\u00eb p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, ka th\u00ebn\u00eb se shpreson q\u00eb presidentja ta p\u00ebrfill\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e partive dhe ta caktoj\u00eb&nbsp; 26 janarin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShpresoj q\u00eb Presidentja ta shfryt\u00ebzoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj kushtetuese dhe ta p\u00ebrfill\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e partive parlamentare q\u00eb ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij takimi dhe dit\u00ebn e zgjedhjeve ta caktoj\u00eb m\u00eb 26 Janar.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Haradinaj tha se \u201cpartit\u00eb e pakicave joserbe u shpreh\u00ebn t\u00eb gatshme t\u00eb pranojn\u00eb dat\u00ebn e shumic\u00ebs, apo dat\u00ebn q\u00eb e p\u00ebrcakton Presidentja\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Mungesa e Kurtit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb takimin Osmani- kryetar\u00eb t\u00eb partive, nuk mori pjes\u00eb lideri i VV\u2019s\u00eb, Albin Kurti. Osmani b\u00ebri t\u00eb ditur se n\u00ebnkryetari i VV\u2019s\u00eb, Glauk Konjufca, ka shprehur vullnetin t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb mir\u00ebpo di\u00e7ka e till\u00eb s\u2019ka qen\u00eb e mundur meq\u00eb Presidenca ka respektuar parimin e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media Osmani ka th\u00ebn\u00eb se ftesa e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb takim i kishte shkuar kryetarit t\u00eb VV-s\u00eb, Albin Kurtit, i cili kishte konfirmuar se data \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe i kemi ftuar t\u00eb gjitha partit\u00eb. Ftesa e par\u00eb i ka shkuar kryeministrit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetarit t\u00eb VV-s\u00eb, pasi ma ka konfirmuar q\u00eb data \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull p\u00ebr t\u00eb, ftesat iu kan\u00eb shkuar t\u00eb gjitha partive politike sipas madh\u00ebsis\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e kan\u00eb ditur q\u00eb takimi mbahet m\u00eb 31 korrik. E fal\u00ebnderoj n\u00ebnkryetarin e VV-s\u00eb q\u00eb ka shprehur gatishm\u00ebri t\u00eb vij\u00eb, por \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb aplikohet parimi i nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb. N\u00eb syt\u00eb e presidenc\u00ebs t\u00eb gjitha partit\u00eb duhet t\u00eb trajtohen nj\u00ebsoj\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidentja Osmani ka th\u00ebn\u00eb se ua ka ofruar mund\u00ebsin\u00eb partive q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb edhe komentet e tyre me shkrim, por ka th\u00ebn\u00eb se nga VV s\u2019ka arritur ndonj\u00eb let\u00ebr deri n\u00eb momentet q\u00eb po fliste n\u00eb konferenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb VV konsultime apo jo, s\u2019mund t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Iu kam ofruar q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb q\u00ebndrimin me shkrim, por s\u00eb paku deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb momente nuk e kan\u00eb d\u00ebrguar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mir\u00ebpo arsyetimi i Qeveris\u00eb ishte se kryeministri nuk ka mundur t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb dreke me ambasador\u00eb, ku e kishte konfirmuar pjes\u00ebmarrjen para tri jav\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi P\u00ebrparim Kryeziu ka th\u00ebn\u00eb se Kurti \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do takim t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe or\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKryeministri po merr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb drek\u00eb me 21 ambasador\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb i ftuar si mysafir nderi. Dreka \u00ebsht\u00eb caktuar me 10 korrik. Konfirmimi nga ana e kryeministrit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb drek\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb para tre jave. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb orarin e propozuar, kryeministri Kurti ka sugjeruar q\u00eb LV t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga n\u00ebnkryetari i par\u00eb i saj, Glauk Konjufca. Gj\u00eb q\u00eb konsiderojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte e pranueshme. Kryeministri Kurti \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do takim t\u00eb ardhsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe or\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kryeziu n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr KOH\u00cbN.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cDissi\u201d i Osmanit p\u00ebr G\u00ebrvall\u00ebn<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke folur n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar nga MPJ-ja p\u00ebr m\u00ebrgimtar\u00ebt, pasi performoi Dafina Zeqiri, ministrja G\u00ebrvalla tha mbr\u00ebm\u00eb se ajo \u201ce k\u00ebndoi k\u00ebng\u00ebn e presidentes \u2013 \u2018llafe, llafe\u2019\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u pyet presidentja Osmani n\u00eb konferenc\u00ebn pas takimit. Ajo e ka pranuar se nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira me G\u00ebrvall\u00ebn, bashk\u00ebpun\u00ebtoren e saj dikur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo ia ktheu G\u00ebrvall\u00ebs \u201cdiss\u2019in\u201d me disa rreshta t\u00eb nj\u00eb k\u00ebnge t\u00eb Dafina Zeqirit \u2013 \u201cMe kast, mjesht\u00ebr i mashtrimeve, me kast p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs i gabimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk do t\u00eb komentoja raporte, po kemi dallime n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb qarta, jan\u00eb publike dhe nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve, as n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ato mos t\u00eb thuhen publikisht. Por ndoshta p\u00ebr detaje ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb qoft\u00eb se doni pak me k\u00ebng\u00eb t\u00eb Dafin\u00ebs me vazhdu, e ka nj\u00eb t\u00eb re tash, para nj\u00eb muaji: \u2018me kast, me kast, mjesht\u00ebr i mashtrimeve\u2019, \u2018me kast, me kast p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs i gabimeve\u2019. Ka edhe k\u00ebng\u00eb tjera Dafina\u201d, tha Osmani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo e p\u00ebrg\u00ebzoi k\u00ebng\u00ebtaren, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebse e madhe e fuqizimit t\u00eb gruas dhe kauz\u00ebs s\u00eb barazis\u00eb gjinore\u201d. Gjithashtu, p\u00ebrmendi se k\u00ebnga t\u00eb cil\u00ebs iu referua, \u00ebsht\u00eb \u201cp\u00ebrpunim i k\u00ebng\u00ebs s\u00eb Gilit\u201d. \u201cSe mos na hidh\u00ebrohet Gili\u2026\u201d. \/GazetaExpress\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, sot mblodhi lider\u00eb partish politike p\u00ebr t\u2019u konsultuar rreth shpalljes s\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve. Aty s\u2019shkoi kryetari i partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe Albin Kurti. Takimi s\u2019ishte p\u00ebr t\u00eb caktuar dat\u00eb, por aty u d\u00ebgjuan opsionet e subjekteve politike. Tre krer\u00ebt e partive opozitare \u2013 Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1667,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[31],"tags":[],"class_list":["post-1666","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1668,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1666\/revisions\/1668"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}