{"id":1590,"date":"2024-07-04T07:20:14","date_gmt":"2024-07-04T07:20:14","guid":{"rendered":"https:\/\/rrjeti.info\/?p=1590"},"modified":"2024-07-04T07:20:16","modified_gmt":"2024-07-04T07:20:16","slug":"ambasadori-hovenier-radoiciqin-e-konsiderojme-kriminel-dhe-duhet-te-dale-para-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/2024\/07\/04\/ambasadori-hovenier-radoiciqin-e-konsiderojme-kriminel-dhe-duhet-te-dale-para-drejtesise\/","title":{"rendered":"Ambasadori Hovenier: Radoi\u00e7iqin e konsiderojm\u00eb kriminel dhe duhet t\u00eb dal\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier ka folur p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb veri t\u00eb vendit, sakt\u00ebsisht n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit dhe kriminelin Milan Radoi\u00e7iqin, \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, \u00e7\u00ebshtjen e kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs e shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hovenier theksoi se ShBA-ja pret nga Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim p\u00ebr ta d\u00ebrguar draft-statutin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke th\u00ebn\u00eb se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb zgjedhje e qeveris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPor, t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, ky nuk \u00ebsht\u00eb dokument jozyrtar, ky nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb vet\u00ebm e kemi dor\u00ebzuar ashtu thjesht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme. Nj\u00eb delegacion i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga personi m\u00eb i lart\u00eb i Bashkimit Evropian, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, me k\u00ebshilltar\u00ebt komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, k\u00ebshilltar\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kancelarit t\u00eb Gjermanis\u00eb, presidentit t\u00eb Franc\u00ebs, kryeministres s\u00eb Italis\u00eb dhe i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb, erdh\u00ebn dhe e dor\u00ebzuan at\u00eb dokument duke th\u00ebn\u00eb: Ne besojm\u00eb se ky krijon nj\u00eb Asociacion t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe q\u00eb i trajton t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet e ngritura, q\u00eb nuk k\u00ebrkon ndryshime t\u00eb kushtetut\u00ebs suaj, nuk ka pushtet ekzekutiv, nuk krijon nj\u00eb shtres\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb qeverisjes\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPra, ka status mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dhe si\u00e7 i kemi th\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs, ne besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb mjaft i mir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb Kosova t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb obligimet e saj duke e p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb draft. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e fuqishme. K\u00ebto nuk jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb varg idesh t\u00eb ndonj\u00eb organizate k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. Pra, k\u00ebshilla jon\u00eb m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta shtyr\u00eb p\u00ebrpara. Ekziston vet\u00ebm nj\u00eb organ n\u00eb planet q\u00eb nj\u00ebmend mund t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse ky draft-statut \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs \u2013 vet\u00eb Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs\u201d, tha Hovenier n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Rubikon n\u00eb Klan Kosova.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai m\u00eb tej tha se ShBA-ja dhe BE-ja do ta respektonte \u00e7far\u00ebdo vendimi t\u00eb Kushtetueses, teksa shtoi se do t\u00eb prisnin q\u00eb edhe Kosova ta b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, teksa foli edhe p\u00ebr propozimin e kryeministrin Albin Kurti, q\u00eb drafti t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Komisionin e Venecias nga emisari special, Miroslav Laj\u00e7ak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk e di q\u00ebllimin e k\u00ebtij propozimi. S\u00ebrish, nuk besoj\u2026. Ne e respektojm\u00eb shum\u00eb Komisionin e Venecias, por shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb respektuar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hartimin e k\u00ebtij draft-statuti. Nuk mendoj se kemi frik\u00eb nga \u00e7ka do q\u00eb Komisioni i Venecias mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb, por nuk e zgjidh problemin themelor. \u00c7\u00ebshtja si\u00e7 e kuptoj un\u00eb apo si\u00e7 e kam d\u00ebgjuar nga qeveria \u00ebsht\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb bindur se draft-statuti \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKomisioni i Venecias nuk mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb till\u00eb. Por, a e dini kush mundet? Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs. Pra, le ta d\u00ebrgojm\u00eb draftin me ndonj\u00eb \u2013 s\u00ebrish, keni t\u00eb drejt\u00eb, kryeministri ka t\u00eb drejt\u00eb, qeveria e Kosov\u00ebs duhet disi t\u2019i jap\u00eb ndonj\u00eb status p\u00ebrtej statusit t\u00eb tanish\u00ebm p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Por, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb qeveria ta nd\u00ebrmarr\u00eb at\u00eb hap\u201d, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori i ShBA-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, ka folur edhe p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb gjat\u00eb shtatorit 2023 dhe kryekriminelin Milan Radoi\u00e7iq.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hovenier tha se Qeveria e ShBA-s\u00eb pret q\u00eb ata q\u00eb e kryen k\u00ebt\u00eb akt kriminal t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, teksa p\u00ebrmendi faktin q\u00eb Radoi\u00e7iqi, p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb tij e pranoi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb padyshim tashm\u00eb i sanksionuar nga Thesari i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me krimin e organizuar transnacional. Por, ky \u00ebsht\u00eb indikator i m\u00ebtejsh\u00ebm i kriminalitetit t\u00eb tij dhe ne presim q\u00eb ai t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d, tha Hovenier.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tutje, ambasadori amerikan u tregua preciz n\u00eb titullin q\u00eb qeveria amerikane e ka p\u00ebr Radoi\u00e7iqin \u2013 kriminel, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se duhet t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe e konsiderojm\u00eb at\u00eb si kriminel dhe besojm\u00eb se ai duhet t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb \u2013 jo t\u00eb vuaj\u00eb \u2013 t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimin m\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb e kreu, q\u00eb \u00ebsht\u00eb roli q\u00eb luajti n\u00eb sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier, ka folur edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe u shpreh se e din\u00eb sakt\u00ebsisht se ku \u00ebsht\u00eb kufiri i Kosov\u00ebs, ku tha \u00ebsht\u00eb n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe e dim\u00eb sakt\u00ebsisht se ku \u00ebsht\u00eb kufiri: \u00ebsht\u00eb n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr. Mund t\u00eb them p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por ka pasur edhe t\u00eb tjera. Ne d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb punoj\u00eb me ne, bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe nuk jan\u00eb vet\u00ebm Shtetet e Bashkuara. Jan\u00eb Shtetet e Bashkuara, partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb QUINT-it, Bashkimi Evropian, t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb gjitha organizatat dhe vendet q\u00eb i duhen Kosov\u00ebs n\u00eb an\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb jet\u00ebsuar vizionin e saj\u201d, tha ambasadori amerikan p\u00ebr Klan Kosova.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cI kemi ngritur shqet\u00ebsimet tona lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e zbatimit. P\u00ebrkitazi me Rregulloren e Bank\u00ebs Qendrore, do t\u00eb thosha q\u00eb ka pasur p\u00ebrpjekje nga qeveria q\u00eb t\u2019ju p\u00ebrgjigjet disa shqet\u00ebsimeve q\u00eb i kemi ngritur, por k\u00ebrkojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb bashk\u00ebrenditje p\u00ebr m\u00ebnyrat q\u00eb i marrin parasysh shqet\u00ebsimet e ngritura nga komunitetet e prekura, ve\u00e7an\u00ebrisht nga komuniteti etnik serb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, u shpreh Hovenier.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori amerikan gjat\u00eb intervist\u00ebs n\u00eb Rubikon theksoi se ka folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Qeverin\u00eb Kurti<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai tha se shqet\u00ebsohen kur Qeveria e Kosov\u00ebs nd\u00ebrmerr veprime p\u00ebr t\u00eb vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hovenier tha se ShBA-t\u00eb e p\u00ebrkrahin Kosov\u00ebn q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendin e saj t\u00eb merituar n\u00eb familjen e shteteve evropiane, por sipas tij, p\u00ebr k\u00ebto arritje duhet p\u00ebrparim n\u00eb dialog.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe absolutisht e besojm\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb fati i Kosov\u00ebs dhe do t\u00eb mb\u00ebshtesim plot\u00ebsisht dhe me entuziaz\u00ebm avancimin e saj n\u00eb institucionet evropiane si Bashkimi Evropian, K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs dhe institucionet euroatlantike, si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ndryshe me NATO-n dhe n\u00eb fund, ne e shohim Kosov\u00ebn an\u00ebtare t\u00eb NATO-s\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPor, si\u00e7 kemi folur m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u2019i arritur k\u00ebto gj\u00ebra, duhet p\u00ebrparim n\u00eb dialogun e leht\u00ebsuar nga BE-ja. Kjo \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Dhe p\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra me k\u00ebt\u00eb qeveri nganj\u00ebher\u00eb kemi pasur disa dallime, jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duam t\u00eb arrijm\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb disa taktikave apo qasjes p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u2019i arritur ato\u201d, tha Hovenier.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tutje, Hovenier tha se qeveria amerikane shqet\u00ebsohet kur Qeveria e Kosov\u00ebs zgjedh t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb nj\u00ebanshme \u201cn\u00eb disa m\u00ebnyra p\u00ebr vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebshtu, qeveria amerikane ka dh\u00ebn\u00eb disa deklarata se ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar kur qeveria e Kosov\u00ebs zgjedh t\u00eb nd\u00ebrmerr veprime t\u00eb nj\u00ebanshme n\u00eb disa m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb vendosur sovranitetin aty ku Kosova ka sovranitet, por megjithat\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb besojm\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebheshin p\u00ebrmes koordinimit me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrmes konsultimeve me komunitetet e prekura\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPra, p.sh. e dini q\u00eb ka disa muaj q\u00eb kemi folur p\u00ebr zbatimin e rregullores s\u00eb Bank\u00ebs Qendrore. Ne nuk e kontestojm\u00eb autoritetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Bank\u00ebs Qendrore p\u00ebr t\u00eb qeverisur sektorin financiar n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Kosov\u00ebs dhe natyrisht kjo p\u00ebrfshin edhe veriun e Kosov\u00ebs, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e territorit t\u00eb Kosov\u00ebs sovrane e t\u00eb pavarur. Ne e dim\u00eb sakt\u00ebsisht se ku \u00ebsht\u00eb kufiri: \u00ebsht\u00eb n\u00eb veri t\u00eb lumit Ib\u00ebr\u201d, tha Hovenier.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori amerikan n\u00eb Kosov\u00eb, Jeffrey Hovenier ka folur p\u00ebr sulmin terrorist n\u00eb veri t\u00eb vendit, sakt\u00ebsisht n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit dhe kriminelin Milan Radoi\u00e7iqin, \u00e7\u00ebshtjen e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, \u00e7\u00ebshtjen e kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs e shum\u00eb t\u00eb tjera. Hovenier theksoi se ShBA-ja pret nga Qeveria e Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1591,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[31],"tags":[],"class_list":["post-1590","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1590","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1590"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1590\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1592,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1590\/revisions\/1592"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1590"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1590"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1590"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}