{"id":1515,"date":"2024-06-21T13:06:37","date_gmt":"2024-06-21T13:06:37","guid":{"rendered":"https:\/\/rrjeti.info\/?p=1515"},"modified":"2024-06-21T13:06:39","modified_gmt":"2024-06-21T13:06:39","slug":"parate-e-planifikuara-per-shtabin-simbolik-te-uck-se-u-perdoren-per-ndertimin-e-tregut-ne-shtime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/2024\/06\/21\/parate-e-planifikuara-per-shtabin-simbolik-te-uck-se-u-perdoren-per-ndertimin-e-tregut-ne-shtime\/","title":{"rendered":"Parat\u00eb e planifikuara p\u00ebr shtabin simbolik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut n\u00eb Shtime"},"content":{"rendered":"\n<h2 class=\"wp-block-heading\">Parat\u00eb e planifikuara p\u00ebr shtabin simbolik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut n\u00eb Shtime<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">20 mij\u00eb euro t\u00eb ndara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Shtabit simbolik t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fshatin Ranc\u00eb, Komuna e Shtimes i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut t\u00eb qytetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komuna e Shtim\u00ebs ishte arsyetuar se bartja e mjeteve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb suficit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb kthehen n\u00eb buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb miratimit t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/kk.rks-gov.net\/shtime\/wp-content\/uploads\/sites\/28\/2021\/10\/249.-BUXHETI-I-KOMUNES-SE-SHTIMES-PER-VITIN-2022.pdf\">buxhetit t\u00eb vitit 2022<\/a>, komuna e udh\u00ebhequr nga Qemajl Aliu, vendosi t\u00eb ndaj\u00eb 10 mij\u00eb euro p\u00ebr rregullimin e kullave q\u00eb simbolizojn\u00eb luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb fshatin Ranc\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre mjeteve, p\u00ebr vitin pasues (2023) u parapan\u00eb 10 mij\u00eb euro t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, kontrata nuk ishte n\u00ebnshkruar e mjetet e parapara p\u00ebr ngritjen e shtabit simbolik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Ranc\u00eb ishin transferuar n\u00eb projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut t\u00eb qytetit, duke p\u00ebrdorur fondet p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera e jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishin dedikuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Komuna e Shtimes kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se mjetet e buxhetuara p\u00ebr projektin e ngritjes s\u00eb shtabit simbolik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Ranc\u00eb jan\u00eb bartur te projekti i tregut t\u00eb gjelb\u00ebr me arsyetimin q\u00eb mjetet e nj\u00ebjta t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb suficit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb vitin 2021 jan\u00eb ndar\u00eb vet\u00ebm 10 mij\u00eb euro p\u00ebr projektin \u2018Nd\u00ebrtimi i Shtabit t\u00eb Ranc\u00ebs\u2019 nga qeverisja e kaluar, mjete t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr fillimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij objekti. N\u00eb vitin 2022 nuk \u00ebsht\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nd\u00ebrtimi dhe p\u00ebr t\u00eb mos shkuar mjetet suficit jan\u00eb bartur n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb valide \u2013 \u2018Nd\u00ebrtimi i Tregut t\u00eb Gjelb\u00ebrt\u2019\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Komun\u00ebs s\u00eb Shtimes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Asamblisti i Kuvendit Komunal t\u00eb Shtimes nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, Rrahman Jakupi, ka th\u00ebn\u00eb se Kuvendi Komunal nuk ka pasur njohuri p\u00ebr transferimin e parave nga projekti i ngritjes s\u00eb Shtabit simbolik t\u00eb Ranc\u00ebs n\u00eb projektin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut t\u00eb gjelb\u00ebr n\u00eb Shtime.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Madje, ai shprehet se k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje e ka ngritur edhe n\u00eb diskutime e Kuvendit, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje konkrete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cLidhur me projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Shtabit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Ranc\u00eb, dy her\u00eb radhazi e kam ngritur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb mbledhjet e rregullta t\u00eb Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs, mir\u00ebpo nuk kam marr\u00eb p\u00ebrgjigje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gj\u00eb kam k\u00ebrkuar edhe qasje n\u00eb dokumente publike\u201d \u2013 ka th\u00ebn\u00eb Rrahmani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai tregon se dokumentet i ka siguruar pas ankes\u00ebs n\u00eb Agjencin\u00eb p\u00ebr Informim dhe Privat\u00ebsi dhe kur i ka analizuar ka arritur t\u00eb konstatoj\u00eb shkelje ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKam arritur t\u2019i marr dhe kam konstatuar q\u00eb ka shkelje ligjore\u201d, ka theksuar Jakupi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit Komunal t\u00eb Shtimes t\u00eb mbajtur m\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/watch\/live\/?ref=watch_permalink&amp;v=945908429950922\">31.05.2023<\/a>&nbsp;(min 51:10), duke iu referuar mjeteve t\u00eb ndara p\u00ebr projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Shtabit simbolik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Ranc\u00eb n\u00eb vitin 2022, Jakupi e kishte pyetur t\u00eb parin e Komun\u00ebs s\u00eb Shtimes, Qemajl Aliu, se \u201cku jan\u00eb mjetet financiare?\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cJam i lumtur q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund po fillon sepse kjo ka qen\u00eb k\u00ebrkesa unanime e t\u00eb gjitha shoqatave t\u00eb dala nga lufta si nj\u00eb nga objektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare n\u00eb zon\u00ebn e Nerodimes. Edhe rruga q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgon atje, deri m\u00eb 20 qershor [2023] e ka koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lajm i mir\u00eb p\u00ebr neve por edhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e komun\u00ebs s\u00eb Shtimes, sidomos p\u00ebr shoqatat e dala nga lufta. Un\u00eb nuk kam informacione p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetjen e juaj. Un\u00eb do t\u00eb interesohem edhe do t\u00eb iu njoftoj, di\u00e7ka q\u00eb nuk di, nuk mundem me than\u00eb\u201d \u2013 ishte p\u00ebrgjigjur kryetari Aliu n\u00eb pyetjen e Jakupit n\u00eb seanc\u00ebn e Kuvendit Komunal t\u00eb mbajtur m\u00eb<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/watch\/live\/?ref=watch_permalink&amp;v=945908429950922\">31.05.2023<\/a>&nbsp;(min 1:21:00).<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, kryetari Aliu ka b\u00ebr\u00eb shkelje ligjore dhe se i nj\u00ebjti duhet t\u00eb hetohet nga organet e shtetit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKryetari i komun\u00ebs, Qemajl Aliu, ka b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb ligjit n\u00eb lidhje me projektin e Nd\u00ebrtimit t\u00eb Shtabit simbolik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb fshatin Ranc\u00eb t\u00eb Shtimes. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai nuk i ka respektuar procedurat me k\u00ebt\u00eb bartje, ashtu si\u00e7 k\u00ebrkon ligji Andaj, k\u00ebto veprime t\u00eb kryera pa respektuar procedurat ligjore dhe pa transparenc\u00eb duhet t\u00eb hetohen nga organet e shtetit p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin e ligjit dhe llogaridh\u00ebnien n\u00eb administrat\u00ebn publike.\u201d ka th\u00ebn\u00eb Jakupi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7ka thot\u00eb ligji?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komuna e Shtimes \u00ebsht\u00eb pyetur nga Gazeta Express n\u00ebse transferimi i parave nga nj\u00eb projekt n\u00eb projektin tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me miratimin e Kuvendit Komunal, por t\u00eb nj\u00ebjtit nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Se \u00e7do ndryshim n\u00eb shumat e alokuara p\u00ebr projekte ekzistuese ose z\u00ebvend\u00ebsim i projekteve kapitale komunale duhet t\u00eb miratohet paraprakisht nga Kuvendi Komunal e ka th\u00ebn\u00eb edhe Ardit Dragusha nga organizata \u201cDemokracy Plus\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7do ndryshim n\u00eb shumat e alokuara p\u00ebr projekte ekzistuese ose z\u00ebvend\u00ebsim i projekteve kapitale komunale duhet t\u00eb miratohet paraprakisht nga Kuvendi Komunal. K\u00ebto ndryshime regjistrohen n\u00eb SIMFK nga Ministria brenda pes\u00eb (5) dit\u00ebve nga marrja e miatimit nga Kuvendi Komunal\u201d, shprehet Dragusha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bartja e mjeteve nga nj\u00eb ndarje buxhetore n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rregullohet p\u00ebrmes nenit 30 t\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/gzk.rks-gov.net\/ActDetail.aspx?ActID=2524\">Ligjit p\u00ebr Financat Publike dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb<\/a>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb paragrafin e par\u00eb t\u00eb nenin 30 t\u00eb k\u00ebtij ligji thuhet se \u201cnj\u00eb organizat\u00eb buxhetore mundet, pa marrjen e miratimit paraprak nga Ministri, t\u00eb transferoj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb p\u00ebr qind (5%) t\u00eb nj\u00eb ndarje buxhetore n\u00eb nj\u00eb ndarje tjet\u00ebr t\u00eb asaj organizate buxhetore gjat\u00eb vitit fiskal; megjithat\u00eb, k\u00ebto transfere nuk mund t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb ndarjen buxhetore p\u00ebr paga dhe m\u00ebditje pa miratimin paraprak t\u00eb Ministrit dhe, sipas rastit, Qeveris\u00eb ose Kuvendit, sipas paragraf\u00ebve 3 dhe 4 t\u00eb k\u00ebtij neni\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tutje n\u00eb paragrafin 5 t\u00eb nenit 30 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Financat Publike dhe P\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, thuhet se&nbsp;<em>\u201c\u2026kryetari i Komun\u00ebs, pas marrjes s\u00eb miratimit nga kuvendi komunal, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb bartjen e nj\u00eb shume n\u00eb nj\u00eb ndarje buxhetore t\u00eb komun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb ndarje tjet\u00ebr buxhetore t\u00eb komun\u00ebs; me kusht q\u00eb; a) asnj\u00eb shum\u00eb e k\u00ebtill\u00eb t\u00eb mos bartet nga komuna nga nj\u00eb ndarje specifike operative pa miratimin e Ministrit dhe \u2013 sipas rastit \u2013 Qeveris\u00eb ose Kuvendit, sipas paragraf\u00ebve 3 dhe 4 t\u00eb k\u00ebtij neni; b) asnj\u00eb shum\u00eb e k\u00ebtill\u00eb t\u00eb mos bartet n\u00eb nj\u00eb ndarje buxhetore p\u00ebr paga dhe m\u00ebditje pa miratimin e Ministrit dhe \u2013 sipas rastit \u2013 Qeveris\u00eb dhe Kuvendit, sipas paragraf\u00ebve 3 dhe 4 t\u00eb k\u00ebtij neni; dhe c) kryetari i komun\u00ebs menj\u00ebher\u00eb duhet t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb nj\u00eb njoftim me shkrim Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Departamentit t\u00eb Buxhetit lidhur me \u00e7far\u00ebdo bartje t\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas k\u00ebtij paragrafi\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Hetimi nga Prokuroria e Ferizajt<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeprokurori i Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Ferizajt, Shukri Jashari, e ka konfirmuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Prokurori \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nj\u00eb kall\u00ebzim penal dhe i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb duke u hetuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka th\u00ebn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga disa raste q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb kall\u00ebzimi penal ndaj kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Shtimes, Qemajl Aliu dhe disa zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb i dor\u00ebzuar m\u00eb 29.02.2024, n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore t\u00eb Ferizajt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cParaqit\u00ebsi i k\u00ebtij kall\u00ebzimi penal, ka dor\u00ebzuar edhe disa kall\u00ebzime t\u00eb tjera n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Ferizaj, kund\u00ebr disa t\u00eb pandehurve, p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimit t\u00eb vepr\u00ebs penale \u2018Keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar\u2019 sipas KPRK-s\u00eb, andaj, ky rast ka qen\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb nj\u00ebrit nga k\u00ebto kall\u00ebzime penale t\u00eb dor\u00ebzuara. Lidhur me pyetjet e pranuara nga ana juaj, fillimisht ju konfirmojm\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb pranuar kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Ferizaj, dhe i nj\u00ebjti aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb hetimore dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb nuk mund t\u00eb japim m\u00eb shum\u00eb detaje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryeprokurori Jashari.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Projekti pritet t\u00eb p\u00ebrurohet m\u00eb 26 qershor 2024<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrkund\u00ebr shum\u00eb zvarritjeve, Komuna e Shtim\u00ebs ka arritur\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb financimin e projektit nga niveli qendror.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb&nbsp;<a href=\"https:\/\/e-prokurimi.rks-gov.net\/SPIN_PROD\/APPLICATION\/IPN\/DocumentManagement\/DokumentPodaciFrm.aspx?id=2556907\">06.07.2023<\/a>, Komuna e Shtimes ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn n\u00eb vler\u00eb 123,998 euro p\u00ebr projektin \u201cNgritja e Shtabit t\u00eb Ranc\u00ebs\u201d me kompanin\u00eb \u201cNN XH. Kololli\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur n\u00eb mesin e dy kompanive q\u00eb kishin dor\u00ebzuar ofertat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender. Sipas njoftimit p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e kontrat\u00ebs, data e p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb 04.07.2024.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ende pa p\u00ebrfunduar ky afat,&nbsp;<a href=\"https:\/\/e-prokurimi.rks-gov.net\/SPIN_PROD\/APPLICATION\/IPN\/DocumentManagement\/DokumentPodaciFrm.aspx?id=3062424\">m\u00eb 28.05.2024<\/a>, Komuna e Shtimes ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00eb p\u00ebr pun\u00eb shtes\u00eb n\u00eb vler\u00eb 12,079 euro me kompanin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i kishte dh\u00ebn\u00eb edhe tenderin e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Komuna e Shtimes kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb projekti n\u00eb Ranc\u00eb do t\u00eb p\u00ebrurohet m\u00eb 26.06.2024.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb vitin 2023 kemi n\u00ebnshkruar memorandum me Agjencin\u00eb p\u00ebr Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale n\u00eb vler\u00eb 125 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Shtabit t\u00eb Ranc\u00ebs, t\u00eb cilin do ta p\u00ebrurojm\u00eb m\u00eb 26 qershor t\u00eb k\u00ebtij viti. P\u00ebrurimi i nj\u00eb objekti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shtabi i Ranc\u00ebs d\u00ebshmon p\u00ebrkushtimin e qeverisjes son\u00eb ndaj ruajtjes s\u00eb vlerave t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe pun\u00ebn e pandalur q\u00eb po e b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Komun\u00ebs s\u00eb Shtimes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes nga Aktiviteti i Agjencis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (USAID) p\u00ebr Integritetin e Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs. Pik\u00ebpamjet e paraqitura n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht pik\u00ebpamjet e USAID-it, Qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara apo BIRN.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parat\u00eb e planifikuara p\u00ebr shtabin simbolik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut n\u00eb Shtime 20 mij\u00eb euro t\u00eb ndara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Shtabit simbolik t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb fshatin Ranc\u00eb, Komuna e Shtimes i ka p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e tregut t\u00eb qytetit. Komuna e Shtim\u00ebs ishte arsyetuar se bartja e mjeteve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1516,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"tdm_status":"","tdm_grid_status":"","footnotes":""},"categories":[1,31],"tags":[],"class_list":["post-1515","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-blog","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1515"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1515\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1517,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1515\/revisions\/1517"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}