{"id":1294,"date":"2024-06-01T14:02:42","date_gmt":"2024-06-01T14:02:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rrjeti.info\/?p=1294"},"modified":"2024-06-01T14:04:14","modified_gmt":"2024-06-01T14:04:14","slug":"kritikat-e-kurtit-per-psrk-ne-cilesohen-nderhyrje-ne-drejtesi-dhe-teme-e-shpikur-per-te-larguar-vemendjen-nga-deshtimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/2024\/06\/01\/kritikat-e-kurtit-per-psrk-ne-cilesohen-nderhyrje-ne-drejtesi-dhe-teme-e-shpikur-per-te-larguar-vemendjen-nga-deshtimet\/","title":{"rendered":"Kritikat e Kurtit p\u00ebr PSRK-n\u00eb cil\u00ebsohen nd\u00ebrhyrje n\u00eb drejt\u00ebsi dhe tem\u00eb e shpikur p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga d\u00ebshtimet"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shoq\u00ebria civile dhe partit\u00eb opozitare po e konsiderojn\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb pavarura, postimin e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i cili atakon Prokurorin\u00eb Speciale, p\u00ebr mospun\u00eb n\u00eb ngritjen e aktakuzave p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hulumtuesi i lart\u00eb n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), G\u00ebzim Shala, thot\u00eb se nuk i takon kryeministrit Albin Kurti t\u00eb interferoj\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb pavarura kushtetuese.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputeti i PDK-s\u00eb, Ardian Kastrati, beson se \u201cp\u00ebrkushtimi\u201d i Kurtit n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj teme tani \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga situata kaotike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E deputeti i partis\u00eb n\u00eb pushtet, Mefail Bajqinovci, nuk konsideron se shefi i Qeveris\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb gjyq\u00ebsor, por vet\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb apel q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb merren masa q\u00eb t\u00eb ndiqen kriminel\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb masakra n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Shal\u00ebs s\u00eb IKD-s\u00eb, n\u00eb shkrimin e kryeministrit Kurti, jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje problematike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7\u00ebshtja e par\u00eb e patejkalueshme \u00ebsht\u00eb \u2018e drejta\u2019 e kryeministrit dhe aktor\u00ebve politik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar dhe interferuar n\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb pavarura kushtetuese, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prokurori i Shtetit. N\u00eb rastin konkret, n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku sundon ligji nuk mund t\u00eb mendohet se i jepet kjo e drejt\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb caktuar politik\u00eb q\u00eb t\u00eb japin deklarata q\u00eb nxisin mosbesim ndaj institucioneve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb prokurori i Shtetit dhe kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar sipas Kushtetut\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shala.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai thekson se kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje direkte n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDeklaratat e tilla jan\u00eb qartazi nd\u00ebrhyrje n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe kjo p\u00ebrcaktohet sipas Kushtetut\u00ebs dhe elaborohet tutje nga ana e opinioneve&nbsp;t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias. \u00c7ka i takon kryeministrit, n\u00eb rastin konkret, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i propozoj\u00eb ndryshimet e nevojshme legjislative q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe e dyta eventualisht q\u00eb t\u00eb tentoj\u00eb ta p\u00ebrkrah\u00eb p\u00ebrmes ligjit p\u00ebr ndarje buxhetore Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe k\u00ebtu t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mandati i tij. \u00c7do deklarim i tij jasht\u00eb k\u00ebtyre suazave paraqet nd\u00ebrhyrje n\u00eb institucionin e pavarur kushtetues, n\u00eb rastin konkret n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shtetit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tutje, Shala ka hedhur posht\u00eb deklarat\u00ebn e kryeministrit se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pes\u00eb vite q\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb iu \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminel\u00ebve serb\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE kemi parasysh se kan\u00eb qen\u00eb disa dispozita q\u00eb kan\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtjen e gjykimit n\u00eb munges\u00eb, mir\u00ebpo q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar se t\u00eb nj\u00ebjtat jan\u00eb t\u00eb paplikueshme p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb i kan\u00eb dhe kjo ka qen\u00eb edhe arsyeja q\u00eb dispozitat e reja p\u00ebr gjykimin n\u00eb munges\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb Kodin e ri t\u00eb Procedur\u00ebs Penale q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2023. Pra q\u00eb i bie se dispozitat adekuate n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb sa i p\u00ebrket gjykimit n\u00eb munges\u00eb nuk i kan\u00eb pes\u00eb vite, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb q\u00eb nga shkurti i vitit 2023 q\u00eb po i bie rreth 15 a po 16 muaj\u201d, tha Shala p\u00ebr EO.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, nj\u00eb pjes\u00eb e fajit bie mbi Prokurorin\u00eb, thot\u00eb Shala sepse nuk i ka th\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb prioritet k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, aktualisht n\u00eb Departamentin p\u00ebr krime lufte zyrtarisht jan\u00eb vet\u00ebm 3 prokuror\u00eb t\u00eb caktuar, e t\u00eb cil\u00ebtbtrajtojn\u00eb edhe raste t\u00eb tjera q\u00eb i bie se nuk ka nj\u00eb fokus adekuat n\u00eb trajtimin e k\u00ebtyre rasteve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Shal\u00ebs, Kosov\u00ebs i mungon nj\u00eb strategji komb\u00ebtare p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre rasteve, duke marr\u00eb edhe shembuj nga vendet e tjera q\u00eb jan\u00eb ballafaquar me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Kroacis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Ardian Kastrati, ka deklaruar p\u00ebr Ekonomia Online se \u201cp\u00ebrkushtimi\u201d i kryeministrit Albin Kurti n\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj teme \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga situata kaotike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKurtit nuk i b\u00ebn fare a d\u00ebnohen kriminel\u00ebt, potencialisht q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime gjat\u00eb luft\u00ebs 98-99 n\u00eb Kosov\u00eb. \u00cbsht\u00eb po i nj\u00ebjti ky Kurti q\u00eb i ka thurur lavde atij kriminelit t\u00eb luft\u00ebs Oliver Ivanoviqit, i cili dihet se \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00ebn Veriore para dhe pas luft\u00ebs. Por p\u00ebrshtypja ime \u00ebsht\u00eb se krejt k\u00ebt\u00eb q\u00eb po e b\u00ebn Kurti, lidhur me kinse mospun\u00ebn e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me spostimin e v\u00ebmendjes nga gjendja kaotike ku e ka futur Kosov\u00ebn, duke filluar nga kriza e madhe ekonomike, migrimi masiv, korrupsioni masiv n\u00eb nivelet e mafiozitetit, izolimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sanksionet, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrshqiptare n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb Kurtit, si me Shqip\u00ebrin\u00eb, si me shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, si me shqiptar\u00ebt n\u00eb Preshev\u00eb, si dhe marr\u00ebdh\u00ebnien me pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt me ShBA-n\u00eb dhe fataliteti q\u00eb p\u00ebsuam historik me refuzimin q\u00eb t\u00eb pranohemi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs\u201d, tha Kastrati.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Spas deputetit Kastrati ky \u00ebsht\u00eb kalkulim elektoral q\u00eb t\u2019iu ik\u00ebm temave, pasi e ka sjell\u00eb vendin buz\u00eb gremin\u00ebs, ku \u00e7do i dyti d\u00ebshiron t\u00eb ik\u00eb nga ky vend.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe nga shoq\u00ebria civile opozita e sistemi gjyq\u00ebsor, po mendojn\u00eb n\u00eb partin\u00eb q\u00eb e udh\u00ebheq Albin Kurti \u2013 L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputeti i k\u00ebsaj partie, Mefail Bajqinovci, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online, se Kurti nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKryeministri Kurti nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb gjyq\u00ebsor, por kryeministri Kurti ka b\u00ebr\u00eb apel q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb merren masa q\u00eb t\u00eb ndiqen kriminel\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb masakra n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebrhyrja n\u00eb gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr, nd\u00ebrhyrja n\u00eb gjyq\u00ebsor quhet kur ju e pengoni gjyq\u00ebsorin n\u00eb pun\u00eb, e ato nuk po ndodhin n\u00eb qeverin\u00eb Kurti. Deklarata e kryeministrit Kurti \u00ebsht\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb ndiqen dhe t\u00eb d\u00ebnohen njer\u00ebzit, kriminel\u00ebt serb\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb masakra n\u00eb popullat\u00ebn shqiptare n\u00eb vitin 98-99\u201d, tha Bajqinovci.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Teksa ka folur p\u00ebr munges\u00ebn e prokuror\u00ebve, Bajqinovci tha se Prokuroria Speciale duhet t\u00eb hap konkurs, e mos t\u00eb justifikohet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAta kan\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb me e hap konkursin. Pajtohem q\u00eb nj\u00eb prokurore ka dal\u00eb n\u00eb pension, por ka mund\u00ebsi q\u00eb prokuroria sa m\u00eb shpejt t\u00eb hap konkurs dhe t\u00eb merr prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb punohet, andaj un\u00eb mendoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb justifikim\u201d, tha Bajqinovci.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb enjten, kryeministri Albin Kurti, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi n\u00eb rrjetin social Facebook, akuzoi Prokurorin\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pes\u00eb vjet q\u00eb prej s\u00eb i ka marr\u00eb kompetencat p\u00ebr ndjekjen e kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs, porse kan\u00eb kaluar pes\u00eb vjet pa rezultate.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndaj deklaratave t\u00eb Kurtit, t\u00eb premten ka reaguar edhe Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se komentet e vazhdueshme t\u00eb kryeministrit p\u00ebr pun\u00ebn e PSRK-s\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me parimet kushtetuese t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve dhe standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSi t\u00eb tilla e minojn\u00eb besimin e publikut n\u00eb pun\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Shtetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale n\u00eb ve\u00e7anti. Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e njofton opinionin publik se n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, q\u00eb nga koha kur kjo prokurori ka marr\u00eb kompetencat p\u00ebr hetimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb me institucionet ligj zbatuese. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me kapacitete t\u00eb pamjaftueshme t\u00eb kuadrove, profesionale dhe financiare, si pasoj\u00eb e buxhetit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Edhe me k\u00ebto resurse t\u00eb pamjaftueshme, si ligjore ashtu edhe financiare, njoftojm\u00eb opinionin publik se Prokuroria Speciale, aktualisht, ka t\u00eb regjistruara gjithsej 60 aktakuza p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr 56 raste, ndaj 165 personave\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e PSRK-s\u00eb. prtcjell Ekonomia Online<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" src=\"https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-1024x576.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1296\" srcset=\"https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-768x432.jpg 768w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-1536x864.jpg 1536w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-150x84.jpg 150w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-696x392.jpg 696w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-1068x601.jpg 1068w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1-747x420.jpg 747w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441521421_793977916036155_2795208857561360838_n-1600x900-1.jpg 1600w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"576\" src=\"https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-1024x576.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1297\" srcset=\"https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-768x432.jpg 768w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-1536x864.jpg 1536w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-150x84.jpg 150w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-696x392.jpg 696w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-1068x601.jpg 1068w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1-747x420.jpg 747w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/441748738_445261728112264_2212860320368901625_n-1600x900-1.jpg 1600w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"768\" src=\"https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-1024x768.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-1298\" srcset=\"https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-300x225.jpg 300w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-768x576.jpg 768w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-150x113.jpg 150w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-696x522.jpg 696w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-1068x801.jpg 1068w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-560x420.jpg 560w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-80x60.jpg 80w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1-265x198.jpg 265w, https:\/\/rrjeti.info\/wp-content\/uploads\/2024\/06\/445589003_1846173075896750_2588499333026064290_n-1536x1152-1.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoq\u00ebria civile dhe partit\u00eb opozitare po e konsiderojn\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebn e institucioneve t\u00eb pavarura, postimin e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, i cili atakon Prokurorin\u00eb Speciale, p\u00ebr mospun\u00eb n\u00eb ngritjen e aktakuzave p\u00ebr krime lufte. Hulumtuesi i lart\u00eb n\u00eb Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), G\u00ebzim Shala, thot\u00eb se nuk i takon kryeministrit Albin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":628,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"tdm_status":"","tdm_grid_status":"","footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1294","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-blog"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1294"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1301,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1294\/revisions\/1301"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}