{"id":1173,"date":"2024-05-22T10:34:03","date_gmt":"2024-05-22T10:34:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rrjeti.info\/?p=1173"},"modified":"2024-05-22T10:34:08","modified_gmt":"2024-05-22T10:34:08","slug":"ikja-e-sekiraqes-avokati-thote-se-eshte-ne-spital-jashte-kosoves-ish-kryehetuesi-serbia-vendi-me-i-sigurt-per-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/2024\/05\/22\/ikja-e-sekiraqes-avokati-thote-se-eshte-ne-spital-jashte-kosoves-ish-kryehetuesi-serbia-vendi-me-i-sigurt-per-te\/","title":{"rendered":"Ikja e Sekiraq\u00ebs, avokati thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb spital jasht\u00eb Kosov\u00ebs, ish -kryehetuesi: Serbia vendi m\u00eb i sigurt p\u00ebr t\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Arratisja e Enver Sekiraq\u00ebs u rikthye n\u00eb nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Akuza n\u00eb drejtim t\u00eb gjyq\u00ebsorit p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb liri t\u00eb tij, e shkarkimin i gjyqtarit&nbsp; t\u00eb rastit t\u00eb Sekiraq\u00ebs jan\u00eb dy momentet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite nuk pati epilog p\u00ebrfundimtar. Rasti p\u00ebr shum\u00eb her\u00eb pati vendim e u rikthye n\u00eb rigjykim. P\u00ebrfundimi, Sekiraqa shfryt\u00ebzoi rastin e mbrojtjes n\u00eb liri dhe u arratis. Policia ende s\u2019ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e tij. Besnik Berisha q\u00eb foli si avokat i tij tha se klienti i tij ndodhet n\u00eb nj\u00eb spital jasht\u00eb vendit. Nd\u00ebrsa ish kryehetuesi Rrahman Sylejmani tha se Serbia \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i sigurt p\u00ebr t\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/drecun-takimi-vuciqit-macron-me-sa-duket-solli-rezultate-per-ceshtjen-e-asociacionit\/?utm_source=gazetaexpress.com_internal&amp;utm_medium=internal&amp;utm_campaign=gazetaexpress.com_internal&amp;utm_content=1219247611&amp;utm_term=1190148\"><\/a><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arratisja e Enver Sekiraq\u00ebs, i d\u00ebnuar me 25 vjet burgim p\u00ebr shtytjen n\u00eb rastin e vrasjes s\u00eb policit Triumf Riza zgjoi sken\u00ebn politike dhe gjyq\u00ebsore n\u00eb vend. Akuza t\u00eb r\u00ebnda nga krer\u00ebt institucional\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb gjyq\u00ebsorit, teksa nga K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor i Kosov\u00ebs njoftuan dje se e kan\u00eb shkarkuar gjyqtarin Agim Ku\u00e7i. Ky i fundit pati vendosur q\u00eb ta l\u00eb t\u00eb lir\u00eb Sekiraq\u00ebn deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e vendimit, ndon\u00ebse gangsteri i Prishtin\u00ebs u d\u00ebnua me 25 vjet burgim n\u00eb fillim t\u00eb majit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cSa i p\u00ebrket rastit AD\/KGJK\/04\/2024\/GJTHPR-AD\/GJTHPR\/8\/24, K\u00ebshilli bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e autoritetit kompetent me shumic\u00eb t\u00eb votave vendosi p\u00ebr suspendimin e gjyqtarit q\u00eb \u00ebsht\u00eb subjekt i hetimit, deri n\u00eb nj\u00eb vendim tjet\u00ebr t\u00eb K\u00ebshillit. K\u00ebshilli vler\u00ebsoi se suspendimi i subjektit t\u00eb hetimit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs, do t\u00eb krijoj\u00eb parakushte q\u00eb paneli hetimor t\u00eb hetoj n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, objektive dhe t\u00eb pa ndikuar\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte kryeministri Albin Kurti ai i cili dje n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, tha se arratisja e Sekiraq\u00ebs \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb njohur Triumfin [Riza] e p\u00ebrshkruajn\u00eb nj\u00ebz\u00ebri si profesionist t\u00eb pa shoq, i shkath\u00ebt n\u00eb detyr\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebzor me qytetar\u00ebt. Triumfin e kam takuar edhe un\u00eb dhe kam po k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje. Arratisja e personit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e tij, Enver Sekiraq\u00ebs, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtim i sistemit ton\u00eb gjyq\u00ebsor q\u00eb vazhdon t\u00eb arratiset vet\u00eb nga drejt\u00ebsia. Edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb b\u00ebhet situata kur k\u00ebso rastesh nuk b\u00ebjn\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashtim, nuk ngjajn\u00eb m\u00eb si rast\u00ebsi\u201d, ka deklaruar Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Akuza n\u00eb drejtim t\u00eb gjyq\u00ebsorit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kishte hedhur edhe ministrja e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo tha t\u00eb shtun\u00ebn se l\u00ebnia n\u00eb liri e Sekiraq\u00ebs \u00ebsht\u00eb qasje joprofesionale e gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr publikun se l\u00ebre m\u00eb p\u00ebr gjyq\u00ebsin\u00eb e prokurorin\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda e p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb tyre lihet her\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpiak e pastaj n\u00eb liri, deri n\u00eb nj\u00eb aktvendim tjet\u00ebr, k\u00ebsisoj arratiset t\u00ebr\u00ebsisht. Kjo ndodhi edhe me Enver Sekiraq\u00ebn, i cili ishte d\u00ebnuar dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me burgim prej 25 vitesh p\u00ebr vrasjen e policit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo qasje joprofesionale e gjyqtar\u00ebve n\u00eb shum\u00eb raste po rezulton me trashje t\u00eb krimit. Her\u00eb po manifestohet me vrasje e her\u00eb me arratisje t\u00eb t\u00ebr\u00ebsishme. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb gabim i izoluar, por veprime t\u00eb shpeshta q\u00eb po shnd\u00ebrrohen me mend\u00ebsi t\u00eb gjykimit e t\u00eb cilat po p\u00ebrkthehen n\u00eb stimulim t\u00eb kriminel\u00ebve\u201d, pati th\u00ebn\u00eb Haxhiu.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Sekiraqa i pakapsh\u00ebm p\u00ebr policin\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Policia e Kosov\u00ebs kan\u00eb konfirmuar p\u00ebr Gazet\u00ebn Express se ende nuk kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e Enver Sekiraq\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb duke u k\u00ebrkuar q\u00eb nga 17 maji.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAshtu si\u00e7 keni qen\u00eb t\u00eb informuar edhe m\u00eb par\u00eb lidhur me t\u00eb gjitha veprimet e m\u00ebhershme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me zbatimin e Aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs se Apelit p\u00ebr t\u00eb pandehurin Enver Sekiraqa, ju informojm\u00eb se Policia e Kosov\u00ebs sipas procedurave dhe mandatit t\u00eb saj ligjor me dat\u00eb 17, 18 dhe 19.05.2024, e ka k\u00ebrkuar t\u00eb nj\u00ebjtin n\u00eb adres\u00ebn e banimit t\u00eb tij, por i nj\u00ebjti nuk ishte gjetur. Meq\u00eb i nj\u00ebjti nuk ishte hasur n\u00eb sht\u00ebpi, Policia e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes zyrtar\u00ebve kompetent, ka njoftuar organet e drejt\u00ebsis\u00eb se ftesa zyrtare i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb pandehurit Sekiraqa, nd\u00ebrsa me dat\u00ebn 20.05.2024, me raport njoftues \u00ebsht\u00eb njoftuar Gjyqtari i rastit, se i pandehuri \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb adres\u00ebn e banimit dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjetur\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tyre p\u00ebr Express.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb tutje, ata thon\u00eb se Policia ka nd\u00ebrmarr t\u00eb gjitha veprimet p\u00ebr informim dhe ndalim n\u00eb t\u00eb gjitha vendkalimet kufitare, drejtorit\u00eb rajonale policore dhe mbetet n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pandehurit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPolicia e Kosov\u00ebs ka nd\u00ebrmarr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr informim dhe ndalim n\u00eb t\u00eb gjitha vendkalimet kufitare, drejtorit\u00eb rajonale policore dhe mbetet n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pandehurit p\u00ebr zbatim t\u00eb Aktvendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs se Apelit dhe vendimeve t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb njoftim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ish-koloneli i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Rrahman Sylejmani tha n\u00eb Frontal n\u00eb T7 se \u201cmund t\u00eb ndodh q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, por tha shtoi se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e mundshme sesa t\u00eb ket\u00eb ikur jasht\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Serbi apo Maqedoni\u201d, tha ai. \u201cNjer\u00ebzit e lidhin mb\u00ebshtetjen e tij, ndikimin e tij\u2026 Ai ka pasur njer\u00ebz q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb Serbi, por edhe n\u00eb vendet tjera\u201d, tha ish-koloneli.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr arratisjen e Sekiraq\u00ebs foli edhe Besnik Berisha n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e avokatit t\u00eb tij<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEnver Sekiraqa \u00ebsht\u00eb n\u00eb spital duke u trajtuar me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore serioze. T\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb evidentuara nga Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb trajtuar dhe a k\u00ebrkuar leje dalje e shoq\u00ebrim nga Polica\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati i tij, Besnik Berisha, n\u00eb \u201cFIVE\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb tij personale\u2026nuk mund t\u00eb zbulojm\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d shtoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Arratisja e Enver Sekiraq\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb majit u d\u00ebnua me 25 vjet, por s\u2019ishte n\u00eb burg- \u00e7far\u00eb dihet deri tash<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I akuzuari Enver Sekiraqa, m\u00eb 3 maj 2024, pas kthimit t\u00eb rastit dy her\u00eb n\u00eb rigjykim u d\u00ebnua me 25 vite burgim p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e policit Triumf Riza.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb m\u00eb 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraq\u00ebn p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar d\u00ebnim n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej 30 vitesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mir\u00ebpo, Gjykata e Apelit m\u00eb 6 mars 2020, kishte vendosur t\u00eb aprovoj\u00eb ankes\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb Sekiraq\u00ebs duke e kthyer rastin p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb n\u00eb rigjykim, pasi sipas Apelit aktgjykimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte marr\u00eb me shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sekiraqa p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin rast ishte d\u00ebnuar edhe m\u00eb 17 maj 2016, p\u00ebr dy vepra penale p\u00ebr \u201cnxitje n\u00eb kryerje t\u00eb vrasjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d dhe p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cdetyrimi\u201d me d\u00ebnim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cdhunimi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata e Apelit, m\u00eb 24 tetor 2017, kishte mbajtur nj\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore lidhur me caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj Enver Sekiraq\u00ebs, pasi e nj\u00ebjta gjykat\u00eb m\u00eb 19 tetor, n\u00eb or\u00ebt e mbr\u00ebmjes, e kishte liruar nga paraburgimi at\u00eb dhe ndaj tij kishte shqiptuar mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb ndaj tij, kishin votuar tri gjykat\u00ebset e Apelit, dy nga radh\u00ebt e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykat\u00ebsja vendore Mejreme Memaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, kjo gjykat\u00eb, pas vet\u00ebm dy dit\u00ebsh, kishte vendosur q\u00eb s\u00ebrish ta rikthej\u00eb n\u00eb paraburgim Enver Sekiraq\u00ebn dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, shkak ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fotografi e publikuar n\u00eb rrjetin social, nga miqt\u00eb q\u00eb e kishin vizituar at\u00eb pas lirimit nga paraburgimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me k\u00ebt\u00eb, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, kishte vler\u00ebsuar se Enver Sekiraqa ka shkelur mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak, q\u00eb i ishte caktuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe, n\u00eb seanc\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, e cila ishte mbajtur m\u00eb 6 shtator 2017, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore t\u00eb pal\u00ebve, Enver Sekiraqa, kishte k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb lirohet nga paraburgimi dhe t\u00eb mbrohet n\u00eb liri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E si garancion p\u00ebr lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurin\u00eb e tij, p\u00ebrfshir\u00eb sht\u00ebpin\u00eb, lokalin dhe nj\u00eb shum\u00eb parash, t\u00eb cilat kishte th\u00ebn\u00eb se do t\u2019i mblidhte me ndihm\u00ebn e familjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokurorja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Anca Stan, n\u00eb seanc\u00ebn e 6 shtatorit t\u00eb kolegjit t\u00eb Apelit, kishte deklaruar se p\u00ebrve\u00e7 pretendimeve n\u00eb ankes\u00eb nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb shtonte tjet\u00ebr, por e nj\u00ebjta kishte th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesa e pal\u00ebs mbrojt\u00ebse q\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtohen disa nga provat kruciale jan\u00eb t\u00eb gabuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb prill t\u00eb vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kishte ngritur aktakuz\u00eb ndaj Enver Sekiraq\u00ebs p\u00ebr tri vepra penale, p\u00ebr nxitje n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs, \u201cdetyrim\u201d dhe \u201cdhunim\u201d, ku p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb e kishte shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur n\u00eb \u201cS\u00ebiss Casino\u201d n\u00eb mes t\u00eb Sekiraq\u00ebs dhe Riz\u00ebs ishte nj\u00ebri nga motivet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vrasjen e Triumf Riz\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Incidenti n\u00eb \u201cS\u00ebiss Casino\u201d, kishte ndodhur n\u00eb dhjetorin e vitit 2006, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Enver Sekiraqa dhe disa shoq\u00ebrues t\u00eb tij n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb incident i plagosur r\u00ebnd\u00eb kishte mbetur Arben Selmani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Triumf Riza u vra m\u00eb 30 gusht t\u00eb vitit 2007, vrasje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Arben Berisha \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 35 vjet burg, nd\u00ebrsa Enver Sekiraqa ishte d\u00ebnuar me 37 vjet burgim.\/Gazeta Express\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arratisja e Enver Sekiraq\u00ebs u rikthye n\u00eb nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Akuza n\u00eb drejtim t\u00eb gjyq\u00ebsorit p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb liri t\u00eb tij, e shkarkimin i gjyqtarit&nbsp; t\u00eb rastit t\u00eb Sekiraq\u00ebs jan\u00eb dy momentet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj ngjarje q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite nuk pati epilog p\u00ebrfundimtar. Rasti p\u00ebr shum\u00eb her\u00eb pati vendim e u rikthye n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1174,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"tdm_status":"","tdm_grid_status":"","footnotes":""},"categories":[31],"tags":[],"class_list":["post-1173","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1173"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1173\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1175,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1173\/revisions\/1175"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1174"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rrjeti.info\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}