Site icon Rrjeti Info

Raporti mbi incidentet në rajonin e Ferizajt


Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve.
Gjatë periudhës 21-27.04.2025 janë raportuar këto raste:

Veprat penale kundër pasurisë
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 16 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon:
 
  13 raste në Ferizaj

   2  raste në Kaçanik 

   1 rast në Hani Elezit

Veprat penale të dhunës në familje

Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj

Realizimi i urdhëresave të gjykatës
Policia ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.


Ftesë për bashkëpunim
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë  për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra:

– Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
– Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht.

Exit mobile version