Policia e Kosovës në Ferizaj, Qendra për Punë Sociale dhe Komuna e Ferizajt, kanë organizuar aktivitet dhe kanë shpërndarë fletushka për parandalim të rasteve të dhunës në familje.
Gjatë aktivitetit, komandanti i Policisë në Ferizaj, Ismet Dervishi, tha se po i trajtojnë me prioritet dhe profesionalizëm të gjitha rastet e dhunës.
Adelina Rexhepi- Braha, drejtoreshë në QPS ka thënë se shkaktarët kryesorë që shkaktohen rastet e dhunës në familje janë kushtet e rënda ekonomike dhe përdorimi jo i duhur i teknologjisë. /Rrjeti/