Friday, September 20, 2024
No menu items!
spot_img
BallinaLajmeKapet një person në Ferizaj që mbante armën në dorë

Kapet një person në Ferizaj që mbante armën në dorë

Policia e Kosovës në Regjionin e Ferizajt njofton përmes komunikatës së është arrestuar një person i cili është parë me armë zjarri në dorë në fshatin Gaçkë. Policia kanë arritur ta identifikojnë personin dhe të njëjtin e kanë arrestuar.

Sipas Policisë ekipet menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë personin  XH.R ( M/K) i moshës 42 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit, pushkë e gjuetisë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma ( pushkë e gjuetisë). Sipas Policisë rasti është cilësuar” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”,thuhet në komunikatë

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -
Google search engine

Most Popular

Recent Comments

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com